Krytarët e partive më të mëdha politike në vend dhe Presidenti Meta i kanë uruar sot Fitër Bajrimin besimtarëve myslimanëë.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zgjodhi xhaminë e Parrucës pranë Myftinisë së Shkodrës për të uruar besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin.
“Nga zemra u uroj të gjithë besimtarëve myslymanë, të gjithë vëllezërve dhe motrave Gëzuar ditën e Fitër Bajramit, festën e madhe të shpresës e të besimit. Në veçanti uroj agjëruesit, që kanë mbyllur sakrifice dhe provash. Zoti ua pranoftë agjërimin, Zoti ua pranoftë lutjet, i begatoftë ata, familjet e tyre dhe shqiptarët kudo ku janë! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”- tha Basha.
Kryetarja e Lëvizjes Socialistë për Integrim, Monika Kryemadhi uroi nëpërmjet Facebook, besimtarët për sa më shumë paqe, urtësi dhe fore për tu ngritur mbi antivlerat që cënojnë familjen dhe shoqërinë.
“Të dashur besimtarë mylsimanë, në këtë ditë të bekuar të Fitër Bajramit, bashkoj lutjet e mia me tuajat, me shpresë për begatimin e Zotit ndaj atdheut tonë dhe të gjitha familjeve shqiptare. Zoti ua pranoftë agjërimin e sakrificat!
Ripërtëtitja shpirtërore përgjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit, na dhëntë paqe me veten dhe njëri tjetrin, urtësinë për të reflektuar dhe forcën për tu ngritur mbi antivlerat që cënojnë familjen, shoqërinë e kombin tonë. Gëzuar Fitër Bajramin! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët”, shkruan Kryemadhi.
Presidenti Ilir Meta pas urimit të mbrëmshëm në Facebook, ndau sot urimin e Kardinal Ernest Simoni Troshani me rastin e Fitër Bajramit, ndërsa theksoi se harmonia ndërfetare është një vlerë e jashtëzakonshme kombëtare për shqiptarët.
“Harmonia e mrekullueshme ndërfetare është një vlerë e jashtëzakonshme kombëtare, aset i çmuar i historisë, traditës dhe shoqërisë tonë që duhet ta ruajmë gjithmonë fort si sytë e ballit dhe duhet të na udhëheqë për më shumë zhvillim, begati e paqe sociale! Falenderoj Kardinal Ernest Simoni Troshani dhe të gjithë udhëheqësit e besimeve fetare në vendin tonë për mesazhet e mençura, bashkëpunuese dhe shpresëdhënëse që japin, jo vetëm në ditë feste, por veçanërisht në momente të vështira! GËZUAR TË GJITHË BASHKË FITËR BAJRAMIN!”- shkruan Meta.
Edhe kryeministri Rama ka zgjedhur të urojë sërish sot besimtarët.
“Zoti i dëgjoftë lutjet tuaja e i dhëntë dritë e forcë çdo familjeje që sot feston dhe vetë Shqipërisë së lutjes së sinqertë, punës së palodhur, dashurisë e paqes mes shqiptarëve. Bekuar qoftë Shqipëria, bekuar qofshin shqiptarët”, shkruan Rama.