Politikani serb: Shpresoj që Biden të mos harrojë që na bombardoi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Politikani serb, Nebojsha Çoviq ka thënë se prova e parë e politikës së presidentit të ri të SHBA-së, Joe Biden ndaj dialogut Kosovë-Serbi, do të jetë qëndrimi i tii ndaj marrëveshjes së fundit të nënshkruar në Uashington.

Sipas ish-kreut të Qendrës së Koordinimit për Kosovën, është thelbësore të shihet nëse Biden “do ta anulojë marrëveshjen”. Çoviq në RTS tha se beson që iniciativën e zgjidhjes së problemeve Kosovë-Serbi, Biden “do t’ia lë Bashkimit Evropian”.

“Shpresoj që ai të mos harrojë për shkak të moshës që na bombardoi. Ne do të shohim se çfarë hapi do të ndërmarrin për sa u përket neve, kjo varet se cilët njerëz do të vijnë, cilët do të jenë sekretarët e shtetit. Duke parë akumulimin e atyre njerëzve, ata janë nga Partia Demokratike”, shtoi Çoviq.

Sipas tij, Biden do të përqendrohet në forcimin e NATO-s.

Kandidati demokrat, Joe Biden, dje u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Ai do të jetë president i Amerikës për 4 vitet e ardhshme.

Share This Article