Pollo publikon statutin e PD: Me 1/4 e anëtarëve Kuvendi mblidhet të shkarkojë Kryetarin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Genc Pollo, një personazheve politikë të rëndësishëm të Partisë Demokratike, ka publikuar në Facebookun e vet Statutin e PD-së, duke veçuar prej tij një pjesë, e më konkretisht Nenin 43, ku parashikohen rastet se kur mund mund të mblidhet Kuvendi i PD-së, një ngjarje shumë e debatuar kjo aktualisht në Partinë Demokratike, për hir të përplasjes Basha-Berisha, dhe deklaratave të tyre për mosmbledhjen dhe mbledhjen e këtij Kuvendi, për të votuar  përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlmentar i PD-së, apo heqjen e Bashës si kryetar i saj.

Kuvendi, thotë Pollo në pjesën e shkëputur, përveçse çdo katër vjet, mund të mblidhet edhe kur e kërkojnë ¼ e anëtarëve të  PDSH-së ose e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar. Ky Kuvend mund të mblidhet për të shkarkuar kryetarin e PD, përmes një mocioni mosbesimi, miratuar nga më shumë se gjysma e gjithë anëtarëve të Këshillit Kombëtar, e se të drejtën për t’i bërë kërkesa dhe propozime Kuvendit,  e kanë, përveç Kryetarit, Këshillit Kombëtar, Kryesisë së PDSH-së, edhe jo më pak se 15% e anëtarëve të Kuvendit me të drejtë vote.

Statusi i plotë i Genc Pollos.

Statuti i Partise Demokratike

Neni 43

Kuvendi Kombëtar i Partisë

2. Kuvendi Kombëtar mblidhet si rregull çdo katër vjet.

Kuvendi mund të mblidhet edhe kur e kërkojnë 1/4 e anëtarëve të PDSH-së ose 1/4 e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar.

3. Kuvendi Kombëtar ka kompetencë për:

ç) shkarkimin e Kryetarit të Partisë mbi bazën e një mocioni mosbesimi të miratuar nga më shumë se gjysma e të gjithë anëtarëve të Këshillit Kombëtar;

4. Të drejtën për t’i bërë kërkesa dhe propozime Kuvendit Kombëtar, për çështje që janë në kompetencë të tij, përveç rasteve kur ky Statut përcakton ndryshe, e kanë Kryetari i Partisë, Këshilli Kombëtar, Kryesia e PDSH-së, ose jo më pak se pesëmbëdhjetë për qind e anëtarëve të Kuvendit me të drejtë vote, të shpërndarë në të paktën pesë Degë të PDSH-së

https://l.facebook.com/l.php?u=https%3A%2F%2Fpd.al%2Fstatuti%2F%3Ffbclid%3DIwAR1VeY30xb7iwhJ7gYwRZWq5IsA7jY1mDpybP0X9cv1fJXKtw8MKpebddXY&h=AT34Ph4x7jaQg442skSs6hgoBO4og9hQvzcFtmvyWp98cAGJQ3uc8fsu968uP8UBLor-NRxq3gYn3QTdgG3X8ihnPuyKZzTy86drmZV6spHegZ8jvPr0AytAzdbVMXiLMpKj&tn=-UK-R&c[0]=AT39lhjgwPqT0L2sXsUJ3-ms4WdJokvBUJNkESnBuLYguUZrz8h5ecakV5ConCUV61WXS3IxOvM0T62xXtV0BnxFTblfRPkVsCUcHnDJyscK6MrXsR1atC
Share This Article