Pollo: Sot një ditë zhgënjyese për shqiptarët, duhet filluar konceptimi i një projekti të ri

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për ish-ministrin dhe ish-deputetin e PD-së Genc Pollo, rezultati i 25 prillit ishe zhgënjyes dhe i trishtë për shumë shqiptarë.

Ai shkruan në Facebook, Arsyet pse ndodhi kështu janë të shumta dhe përgjithësisht të njohura, si dhe ka falenderuar kandidatët e aktivistët tanë për fushatën cilësore.

“Sot është një ditë zhgënjyese dhe e trishtuar për shumë e shumë shqiptarë; por sot është ditë e hidhur për demokratët. Arsyet pse ndodhi kështu janë të shumta dhe përgjithësisht të njohura. Sot duhen falenderuar kandidatët e aktivistët tanë për fushatën cilësore e duhet shprehur mirënjohja për votuesit tanë besnikë e të shumtë”, tha Pollo.

Pollo shton se është edhe momenti i përgjegjësisë, qartësisë dhe i urtësisë, duke theksuar se tani është nevoja për të filluar konceptimin e një projekti të ri besimi.

“Por tashti është edhe momenti i përgjegjësisë, qartësisë dhe i urtësisë. Roli i mëtejshëm i Partisë Demokratike është kyç për demokracinë e ligjshmërinë si dhe për perspektivën evropiane të vendit. Ashtu si dhe nevoja për të filluar konceptimin e një projekti të ri besimi e shprese”, tha ai.

PD nuk arriti që të merrte rezultatin e dëshiruar në këto zgjedhje duke humbur mundësinë që të qeverisë së bashkë me LSI-në, për shkak se sipas KQZ-së nuk i kalojnë më shumë se sa 63 mandate.

Share This Article