Polonia arreston një spiun rus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Agjencia polake për Siguri të Brendshme (ABW) njofton se me urdhër të prokurorisë kanë arrestuar një person i cili thuhet se kishte spiunuar në favor të Rusisë.

Sipas ABW-së, arrestuari është Marcin K., 43-vjeç, i cili akuzohet për veprimtari spiunazhi për shërbime të huaja në dëm të Republikës së Polonisë, vepër e cila dënohet nga një deri në 10 vite burg.

Pas marrjes në pyetje i akuzuari kishte pranuar që ka spiunuar për shërbimet e inteligjencës ruse, duke ju siguruar informacione që kanë të bëjnë me Ushtrinë polake.

Njoftimi për arrestimin e spiunit rus, Marcin K. bëhet tri ditë pasi u publikua lajmi për arrestimin e dy personave të cilët kishin krijuar një sistem të teknologjisë informative, për ta përdorur për sulme kibernetike në Poloni. Arrestimi i dy të dyshuarve ishte bërë në fund të muajit shkurt, por ishte mbajtur i fshehtë për të mos dëmtuar hetimet.

Dy të arrestuarit kishin krijuar një strukturë special përmes së cilës do të kryenin sulme kibernetike në operatoret e rrjetit GSM, internet, si dhe institucionet shtetërore.

Kohëve të fundit në Poloni vërehet një rritje e aktiviteteve të spiunazhit të shërbimeve nga lindja, e që kryesisht janë nga Rusia dhe Bjellorusia.

Share This Article