Polonia do të blejë 24 avionë luftarakë pa pilot, tip ”Bayraktar” nga Turqia, aleate e NATO-s, deklaroi ministri polak i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak.
Dronët luftarakë do të jenë të armatosur me predha antitank.
Polonia gjithashtu do të blejë një paketë logjistike dhe trajnimi së bashku me avionët.
Dërgesat e para do të mbërrijnë në 2022.
”Dronët kanë aftësi sulmuese dhe kanë rezultuar efektive në konfliktet në Europën Lindore”, tha Blaszczak.
Avionët dronë ”Bayraktar” luajtën një rol të rëndësishëm në fitoren e fundit të Azerbajxhanit ndaj Armenisë në konfliktin e kontrollit të Nagorni-Karabahut.
Marrëveshja do të nënshkruhet gjatë vizitës së ardhshme të presidentit polak, Andrzej Duda në Turqi, e cila fillon të hënën.
Kontratat ushtarake të huaja polake zakonisht shkojnë në firmat amerikane.
Në vitin fiskal 2020, Polonia vendosi porosi për 4,7 miliardë dollarë pajisje ushtarake amerikane, sipas të dhënave nga Agjencia e Bashkëpunimit të Sigurisë së Mbrojtjes.