Polonia dhe Hungaria vazhdojnë veton për buxhetin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveritë e Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian janë dakorduar të premten rreth buxhetit të vitit 2021, por që vendimi të shndërrohet në ligj, Polonia dhe Hungaria duhet t’i heqin vetot e tyre.

Buxheti i 27 vendeve evropiane për vitin 2021 tanimë është i përcaktuar sipas kufizimeve në të ardhura dhe shpenzime të buxhetit të ri shtatëvjeçar të BE-së, por Varshava dhe Budapesti nuk e pranojnë këtë version për shkak se kësisoj, paratë e bllokut ndërlidhen me respektimin e sundimit të ligjit, raporton KOHA.

Të dyja këto vende ndodhen nën hetime të BE-së, shkaku i rrezikimit të pavarësisë së gjykatave, mediave dhe organizatave joqeveritare, andaj rrezikojnë të humbin me dhjetëra-miliarda euro në fonde. Nëse Polonia dhe Hungaria nuk i tërheqin vetot për kornizën afatgjate buxhetore deri në samitin e ardhshëm të liderëve të BE-së më 10 dhjetor, atëherë blloku do të detyrohet të ndërmarrë aranzhime kalimtare financiare.

Share This Article