Polonia dhe Turqia, opsione për duelin mes Moldavisë e Kosovës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kur kanë mbetur edhe gjashtë muaj te përballja mes Përfaqësueses së Moldavisë dhe Kosovës në kuadër të Grupit 3 të Ligës C të Ligës së Kombeve, Federata e Futbollit të Moldavisë tashmë ka konfirmuar se kjo ndeshje do të zhvillohet në terren neutral, për shkak se shteti i tyre nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Fillimisht, në federatën moldave kanë pranuar se në mendje kishin tri opsione, por duke pasur parasysh se edhe Rumania ka qëndrim të ngjashëm si Moldavia në lidhje me njohjen e Kosovës, ky numër është reduktuar.

Kështu që ndeshja mes Moldavisë dhe Kosovës, e paraparë të luhet më 3 shtator prej orës 20:45, do të zhvillohet në Poloni ose Turqi, varësisht ku federata moldave arrin marrëveshje.

Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga nënkryetari i federatës së Moldavisë, Dragos Hincu në një deklarim për mediat e këtij vendi.

Në të vërtetë, ndeshja e Kosovës në udhëtim kundër Moldavisë do të jetë e para në kuadër të edicionit 2020/21 të Ligës së Kombeve.

Hincu ka pranuar se zhvillimi i ndeshjes kundër Kosovës do t’i shkaktojë shumë telashe Moldavisë, që do të jetë pa përkrahjen e madhe të tifozëve dhe do të ketë probleme të mëdha organizative.

“Ka dallim shumë kur organizon një ndeshje në shtëpi, prej asaj në një shtet tjetër ku je në cilësinë e organizatorit. Vështirë se ndeshja me Kosovën mund të luhet në Moldavi, kështu që tashmë jemi duke shikuar për opsionet. Për shkak se nuk mund të luajmë në Rumani, pasi nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, opsione për ne mbeten Polonia dhe Turqia. Po shikojmë për një zgjidhje, që do të jetë më e mira e mundshme”, ka pranuar Hincu për “MoldFootball”. “Po analizojmë çdo skenar të mundshëm, pasi e kemi parasysh se do të ketë vështirësi që këtë ndeshje ta luajmë në shtëpi, për shkak të mosnjohjes së Kosovës nga Republika e Moldavisë”.

Share This Article