Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shqyrtojnë mundësinë e një marrëveshje me Poloninë për të dërguar në Ukrainë avionë ushtarë, ka thënë këtë të diel Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken.
Sipas CNN, bëhet fjalë për avionë të prodhuar nga Rusia për të cilët ukrainasit nuk do të kishin vështirësi për t’i pilotuar.
“Ne po shqyrtojmë mundësinë e avionëve që ka Polonia për të furnizuar Ukrainën. Nuk mund të jap një afat kohor, por mund të them se po e shqyrtojmë intensivisht këtë çështje”, tha Blinken.
Kjo deklaratë vjen pas thirrjeve të vazhdueshme nga presidenti i Ukrainës Zelensky drejt Perëndimit për të drejtuar avionë. Ndërkohë, pasditen e së dielës, Rusia deklaroi se ka shkatërruar të gjitha forcat ajrore të Ukrainës.