Polonia do të shpenzojë 353 milionë euro për të ndërtuar muri në kufi me Bjellorusinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Parlamenti i Polonisë ka votuar pro ndërtimin të një muri kontraversal në kufirin e saj me Bjellorusinë, për të bllokuar fluksin e madh të migrantëve të cilët po hyjnë në mënyrë ilegale në Poloni.

Mijëra njerëz, shumica prej të cilëve nga Lindja e Mesme dhe Azia, kanë tentuar që të kalojnë kufirin me Poloninë në muajt e fundit.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian akuzon Qeverinë e Bjellorusisë për nxitjen e rritjes, si hakmarrje për sanksionet kundër regjimit të saj.

Muri i lartë 5,5 metra do të kushtojë 353 milionë euro, ndërkohë që disa kritikë po thonë se kjo është shpenzim i kotë i parasë.

Legjislacioni tani do t’i shkojë presidentit të Polonisë, Andrzej Duda, i cili pritet ta shndërrojë atë në ligj.

Muri i cili do të pajiset me sensorë lëvizës dhe sistem monitorues, do të mbulojë rreth gjysmën e gjatësisë së kufirit polonez me Bjellorusinë. Qeveria ka bërë të ditur se planifikon ta ndërtojë atë në verën e ardhshme.

Polonia ka bërë të ditur se rreth 500 njerëz janë duke provuar që të kalojnë ilegalisht në këtë shtet ndërmjet kufirin me Bjellorusinë, çdo ditë.

Share This Article