• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, May 16, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Sports
Polonia e udhëhequr nga Lewandowski shpreson ta përsërisë suksesin e Evropianit të shkuar

Polonia e udhëhequr nga Lewandowski shpreson ta përsërisë suksesin e Evropianit të shkuar

by albnews
2 June, 2021
in Sports
0
11
VIEWS

Pas debaklit në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, ku përfundoi e fundit në grupin e saj, Përfaqësuesja e Polonisë do të frymëzohet nga paraqitja që e pati në Evropianin e vitit 2016 për “Euro 2020”. Në Evropianin e mbajtur në Francë, Polonia arriti në çerekfinale dhe po synon të paktën një rezultat të tillë në turneun e këtij viti, i cili nis më 11 qershor. Te Polonia besojnë se do ta thonë fjalën e tyre në “Euro 2020” nën drejtimin e një përzgjedhësi, i cili në muajin mars të këtij viti debutoi në krye të ekipit për ndeshjet eliminatore të Botërorit “Katari 2022”. Të udhëhequr nga kapiteni i tyre me ndikim të madh, Robert Lewandowski, polakët do të futen në “Euro 2020” me një ekip të përzier mes veteranëve dhe lojtarëve të rinj, të cilët do të duhej të ndihmohen nga lojtarët si Kamil Glik, Grzegorz Krychoëiak dhe Arkadiusz Milik që kanë përvojë të madhe te Polonia.

Përzgjedhësi dhe taktika

Një anëtar i brezit të artë të Portugalisë që mrekulloi sytë e tifozëve të futbollit në fillim të viteve 2000, Paulo Sousa, kishte një karrierë mjaft të mirë si lojtar, duke luajtur për klube të mëdha si Benfica, Sporting, Juventus, Borussia Dortmund dhe Inter. Si menaxher, Sousa filloi me përfaqësuesen U16 të Portugalisë, pas së cilës udhëhoqi nëntë ekipe, përfshirë këtu Queens Park Rangersin, Swansea Cityn, Leicesterin, Baselin e Fiorentinan. Në Basel ai fitoi titullin e kampionit të Zvicrës në vitin 2015. Në janar të këtij viti Sousa e zëvendësoi Jerzy Brzeczekun, nën drejtimin e të cilit Polonia u kualifikua për “Euro 2020”, por kishte probleme me drejtuesit e lartë pas përfundimit të Ligës së Kombeve. Edhe pse e ka udhëhequr Poloninë vetëm në tri ndeshje zyrtare, kualifikimet e Botërorit, taktikat dhe stili i lojës së Sousas kanë treguar që ekipi i tij duhet të jetë punëtor, por gjithashtu inteligjent dhe kreativ në lojën sulmuese. Për sa i përket vendosjes së ekipit në fushë, Sousa kryesisht përdor formacionin 3-5-2, me Robert Lewandowskin së bashku me një tjetër top sulmues përpara, ndërsa kreativiteti i lojës qëndron kryesisht në mesfushorin Piotr Zielinski. Dhimbja më e madhe e kokës që do të kishte Sousa në “Euro 2020” është të zgjedhë se cili prej dy portierëve të mirë që i ka do të jetë titullar. Në tre duelet e fundit eliminatore për Botërorin e vitit të ardhshëm që u luajtën në mars, Wojciech Szczesny (Juventus) ishte titullar derisa Lukasz Fabianski (West Ham) u desh të ngrohte stolin.

Ylli i ekipit

Lojtari më i mirë i Evropës sezonin e kaluar, Robert Lewandowski, është lojtari kyç i Polonisë, i cili me aftësitë e jashtëzakonshme të një qendërsulmuesi ka pasur një ndikim të madh në ngritjen e përfaqësueses polake. Duke pasur parasysh se Lewandowski është edhe sulmuesi më i kërkuar në treg, është e natyrshme që Polonia të gjitha shpresat do t’i mbështesë te kapiteni i saj për të pasur ndonjë sukses në “Euro 2020”. Në 48 ndeshje të luajtura edicionin e fundit për Bayern Munichun, Lewandowski shënoi 48 gola dhe nëntë asistime në të gjitha garat. Por, dëmtimi i gjurit që e pësoi gjatë pushimit të fundit ndërkombëtar pati ndikim të madh në eliminimin e Bayernit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Për Poloninë, Lewandowski aktualisht është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, me 66 gola të realizuara në 118 paraqitje.

Lojtari i së ardhmes

I krahasuar me Sergio Busquetsin nga trajnerët e tij, kur ishte te gjeneratat e reja, Jakub Moder është pak më i shkathët se mesfushori i Barcelonës, me aftësinë për të kaluar me lehtësi kundërshtarët dhe për të shënuar gola. Edhe pse Moder është vetëm 22-vjeçar, ai tashmë ka bërë tetë paraqitje për Përfaqësuesen e Polonisë, duke shënuar dy gola. Golin e parë me fanellën polake, ai e shënoi në ndeshjen eliminatore për Kupën e Botës kundër Anglisë. Një lojtar kryesor te ekipi nga Premier League, Brightoni që menaxhohet nga Graham Potter, Moder do të kërkojë të forcojë vendin e tij te Polonia për ta fituar edhe më shumë besimin e trajnerit të Brightonit për sezonin e ardhshëm. Moder është i pazëvendësueshëm si te Polonia ashtu edhe te Brightoni, pasi konsiderohet si njëri prej mesfushorëve më të talentuar në Evropë. Për momentin Kuba, siç njihet ndryshe, pritet të shpërthejë në “Euro 2020” dhe të tërheqë vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha të Evropës. Te Brightoni, Moder u transferua në fillim të këtij viti nga Lech Poznani dhe në 38 ndeshje në total gjatë sezonit 2020/21 ai shënoi katër gola e bëri tri asistime.

Bilanci

Polonia para Evropianit të këtij viti ka marrë pjesë në vetëm tri edicione të mëparshme të këtij turneu, të fundit në vitin 2016. Edhe pse u eliminua në fazën e grupeve në dy paraqitjet e para në Evropian, arritja e Polonisë në çerekfinale të “Euro 2016” është suksesi më i madh i saj në këtë turne. Pasi mposhti Zvicrën me penallti në 1/8 e finales, Polonia u eliminua në të njëjtën mënyrë në çerekfinale nga Portugalia, e cila më vonë u shpall kampione. Për sa i përket formës që e ka pasur gjatë rrugëtimit për “Euro 2020”, Polonia u kualifikua pasi përfundoi e para në grupin e saj, përpara Austrisë, Maqedonisë së Veriut, Sllovenisë, Izraelit dhe Letonisë. Para ndeshjeve të Evropianit, Polonia do t’i luajë dy ndeshje përgatitore, me Rusinë dhe Islandën.

Gjasat

Polonia në “Euro 2020” do të përballet me Spanjën, Sllovakinë dhe Suedinë në kuadër të grupit E. Ky grup është njëri prej grupeve më interesante të Evropianit, dhe Polonia shpreson ta thotë fjalën e saj. Tifozët polakë presin që ekipi i tyre pa problem ta kalojë fazën e grupeve derisa përzgjedhësi Sousa shpreson të paktën që të përsëritet suksesi i vitit 2016.

Lista e Polonisë për Evropian

Portierë: Lukasz Fabianski, Wojciech Szczesny, Lukasz Skorupski

Mbrojtës: Jan Bednarek, Bartosz Bereszynski, Pawel Dawidowicz, Kamil Glik, Michal Helik, Tomasz Kedziora, Kamil Piatkowski, Tymoteusz Puchacz, Maciej Rybus

Mesfushorë: Przemyslaw Frankowski, Kamil Jozwiak, Mateusz Klich, Kacper Kozlowski, Grzegorz Krychowiak, Karol Linetty, Jakub Moder, Przemyslaw Placheta, Piotr Zielinski

Sulmues: Dawid Kownacki, Robert Lewandowski, Arkadiusz Milik, Karol Swiderski, Jakub Swierczok

Ndeshjet e Polonisë në “Euro 2020”

14 qershor: Polonia – Sllovakia (18:00, St. Petersburg)

19 qershor: Spanja – Polonia (21:00, Sevilla)

23 qershor: Suedia – Polonia (18:00, St. Petersburg)

Previous Post

Londër/ 17-vjeçarin e therin në mes të parkut!

Next Post

“Wembley” do të jetë nikoqir i tetë ndeshjeve në “Euro 2020”

albnews

albnews

Related Posts

Everton apo Chelsea? Në Angli zbulojnë të ardhmen e Armando Brojës
Sports

Everton apo Chelsea? Në Angli zbulojnë të ardhmen e Armando Brojës

15 May, 2025
Rio Ferdinand: Trajnerit nuk i pëlqen gjysma e skuadrës, por do t’i duhen dy merkato për ta rregulluar
Sports

Rio Ferdinand: Trajnerit nuk i pëlqen gjysma e skuadrës, por do t’i duhen dy merkato për ta rregulluar

15 May, 2025
Botërori 2026/ Hapet procesi i aplikimit për rezervimin e biletave për ndeshjen Shqipëri-Serbi
Sports

Botërori 2026/ Hapet procesi i aplikimit për rezervimin e biletave për ndeshjen Shqipëri-Serbi

15 May, 2025
Next Post
“Wembley” do të jetë nikoqir i tetë ndeshjeve në “Euro 2020”

“Wembley” do të jetë nikoqir i tetë ndeshjeve në “Euro 2020”

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

15 May, 2025
Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

15 May, 2025
Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

15 May, 2025
Everton apo Chelsea? Në Angli zbulojnë të ardhmen e Armando Brojës

Everton apo Chelsea? Në Angli zbulojnë të ardhmen e Armando Brojës

15 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4707 shares
    Share 1883 Tweet 1177
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2397 shares
    Share 959 Tweet 599
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM