Polonia ka refuzuar një ofertë gjermane për tu furnizuar me sisteme kundërajrore pasi dy raketa ranë në territorin e saj nga Ukrainas, duke vrarë dy persona.
Polonia thotë se Ukraina ka nevojë për më shumë sisteme kundërajrore. Por Gjermania thotë se është e ndërlikuar.
Ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht tha se të gjitha vendet anëtare duhet të bien dakord për përdorimin e sistemit të NATO-s jashtë territorit të saj.
Megjithatë, duket se NATO-ja nuk ka dashur të ndërhyjë në këtë çështje.
Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg tha se vendimi për dërgimin e njësive të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë varet nga vendet individuale.
Ai tha se këto ishin vendime kombëtare, megjithëse ai shtoi se marrëveshjet ndonjëherë nënkuptonin konsultime me aleatët e tjerë.