Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka pranuar telegram urimi nga Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo.
Hoti ka shkruar në Twitter se Sekretari Pompeo e ka uruar për formimin paqësor të qeverisë së re, raporton Gazeta Express.
“Departamenti amerikan i shtetit dhe Sekretari i shtetit, Mike Pompeo më ka uruar sot për procesin demokratik dhe paqësor të formimi të qeverisë. Ne jemi të përkushtuar për të punuar së bashku dhe jemi shumë falënderues për mbështetjen e parezervë në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, e përqëndruar në njohje reciproke”, ka shkruar Hoti në Twitter.
US @StateDept @SecPompeo has congratulated me today for the democratic and a peaceful government formation process. We are committed to working closely together and very thankful for the exceptional support on normalization of relations with Srb, centered on mutual recognition!
— Avdullah Hoti (@Avdullah) June 19, 2020
Administrata e Presidentit Trump me Emisarin Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i kanë ftuar Kosovën dhe Serbinë në Ëashington më 27 qershor në një takim të përbashkët.
Në këtë takim, delegacionin kosovar do ta përfaqësojnë, kryeministri Avdullah Hoti dhe Presidenti Hashim Thaçi.