ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer 13 hours ago
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste 14 hours ago
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin 14 hours ago
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër 14 hours ago
Spiunonin për Rusinë, Britania arreston 2 burra dhe një grua të dyshuar si agjentë 14 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Pompeo konfirmon mbështetjen e SHBA-së për Malin e Zi

albnews by albnews
4 October, 2019
in Bota
0
Pompeo konfirmon mbështetjen e SHBA-së për Malin e Zi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka arritur në Mal të Zi, ku ka zhvilluar takime me zyrtarët e lartë shtetëror.

Gjatë qëndrimit në Podgoricë, sekretari Pompeo konfirmoi se Uashingtoni edhe më tutje do të mbështesë Malin e Zi në rrugën e integrimit evropian.

RelatedPosts

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

Avioni i pasagjerëve qëndron një orë në ajër pasi … kontrollorin e pistës e kishte zënë gjumi

BBC: Çifti Macron do të paraqesë prova shkencore në gjykatë për të vërtetuar se Brigitte ka lindur femër

“Në shikojmë në ju dhe qeverinë tuaj si udhëheqës në përpjekjet rajonale në luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit dhe lirinë e mediave”, tha Pompeo në konferencën me gazetarë pas takimit më zyrtarët e Malit të Zi.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë me popullin e Malit të Zi, si partnerë dhe aleatë,” tha sekretari Pompeo.

Shtetet e Bashkuara dhe Mali i Zi po përfundojnë marrëveshjen e tyre më të madhe dypalëshe për armët, tha sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

“SHBA-ja shpreson të dorëzojë automjete të lehta taktike me vlerë 36 milionë dollarë aleatit tonë të NATO-s pasi të përfundojë kjo marrëveshje” tha Pompeo.

Ndërkaq, kryeministri malazez, Dushko Markovi e quajti vizitën e sekretarit Pomepo si historike dhe premtoi se do të vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reformimin e mëtejshëm të gjyqësorit dhe lirinë e mediave.

“Është e rëndësishme në aspektin strategjik që SHBA-ja dhe BE-ja të jenë të pranishëm në Ballkanin Perëndimor”, tha Markoviq.

Sekretari amerikan i Shtetit gjithashtu u takua me presidentin malazez, Milo Gjukanoviq, mirëpo pas takimit nuk pati prononcim për media.

Më vonë gjatë ditës, Pompeo po ashtu do të qëndrojë në Maqedoninë e Veriut.

Mali i Zi është anëtari më i ri i NATO-s. Ky vend u anëtarësua në aleancën veriatlantike në qershorin e vitit 2017, pavarësisht kundërshtimeve të Rusisë.

Para nisjes së vizitës së Pomepos në Mal të Zi, një zyrtar i lartë amerikan, i cili ka folur në kushte anonimiteti, ka thënë se sekretari Pompeo gjatë vizitave të tij, do të diskutojë për “përpjekjet ruse për të nxitur përçarje” në Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut.

“Është në dorën e këtyre shteteve sovrane dhe të pavarura, si dhe njerëzve të tyre, që të marrin vendime në drejtimin që duan të shkojnë dhe vendimi i tyre për t’u anëtarësuar në NATO, mendoj se ka qenë i rëndësishëm për ta”, ka thënë ky zyrtar.

Zyrtari amerikan ka përmendur edhe përpjekjen për puç më 2016 në Mal të Zi, që kishte për qëllim të ndalte planet e Podgoricës për t’u anëtarësuar në NATO.

Një gjykatë malazeze lidhur me këtë ngjarje ka dënuar politikanë opozitarë.

Rusia gjithashtu është përpjekur që të nxiste përçarje lidhur me marrëveshjen ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, lidhur me kontestin e emrit, që sipas këtij zyrtari amerikan, i hap rrugën Shkupit që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

18 September, 2025
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

18 September, 2025
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

18 September, 2025
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result