Pompeo: Nëse Rusia minon proceset tona demokratike, ne do të kundërpërgjigjemi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i diplomacisë amerikane, Majk Pompeo paralajmëroi sot homologun e tij rus, Serguei Lavrov, për ndërhyrjet në zgjedhjet amerikane të vitit 2020.

“Ia kam bërë shumë të qarta pritshmëritë tona Rusisë. Nëse Rusia apo ndonjë aktor tjetër i huaj ndërmerr masa për të minuar proceset tona demokratike, ne do të kundërpërgjigjemi”, theksoi sekretari amerikan i Shtetit.

Agjencitë e inteligjencës amerikane akuzuan njëzëri Moskën për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, ndërkohë që po lindin dyshime për ndërhyrje të reja ruse në votimet e vitit 2020.

Nga ana e tij, Sergei Lavrov i hodhi poshtë të gjitha akuzat./ATSH/

Share This Article