Pompeo: Një samit i ri Trump-Kim në muajt në vijim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shefi amerikan i diplomacisë, Mike Pompeo tha se shpreson në një samit të ri mes Donald Trump dhe Kim Jong Un në muajt në vijim për të realizuar një hap të parë substancial drejt denuklearizimit të Koresë së Veriut.

“Shpresoj që në muajt në vijim, dy krerët tanë të mund të takohen, për të realizuar një hap të parë substancial ose një hap të madh substancial drejt rrugës së denuklearizimit”, tha ai në një intervistë të publikuar sot nga një radio lokale në Pensilvani.

Presidenti amerikan dhe numri një koreanoveiror u takuan për herë të parë në qershor në Singapor. Ky samit historik uli ndjeshëm tensionet që ishin në kulm disa muaj më herë duke u mbullur me një deklaratë të përbashkët për një denuklearizim të plotë të gadishullit korean./ATSH/

Share This Article