Bota
Pompeo njofton tërheqjen zyrtare nga marrëveshja e çarmatimit me Rusinë
Ministri i Jashtëm i SHBA Mike Pompeo shpalli daljen zyrtare të SHBA nga marrëveshja e çarmatimit INF për raketat bërthamore me rreze të mesme veprimi. Deklaratën ai e bëri gjatë një vizite në Bangkok. Dalja e SHBA nga marrëveshja “hyn në fuqi sot”, tha ai. Për fundin e marrëveshjes është “krejtësisht” Rusia përgjegjëse.
Ministria e Jashtme në Moskë, nga ana e saj, deklaroi se marrëveshja, e nënshkruar nga Bashkimi Sovjetik dhe SHBA në Uashington, në vitin 1987, e kishte humbur vlefshmërinë e saj “me nxitjen amerikane”.
Me këtë prishet një nga marrëveshjet më të rëndësishme të çarmatimit midis SHBA dhe Rusisë. Periudha gjashtëmujore për skadimin e saj kaloi të premten. SHBA e braktisën marrëveshjen e çarmatimit në fillim të shkurtit me mbështetjen e partnerëve në NATO, sepse besojnë se Rusia e ka shkelur atë për vite me radhë. Pak më vonë, edhe Moska e pezulloi marrëveshjen.
Fajin e ka tjetri
Të dyja palët ia hedhin fajin njëra-tjetrës për përshkallëzimin. Amerikanët dhe NATO-ja i akuzojnë rusët se e shkelën konkretisht marrëveshjen me raketat e tyre të tipit 9M729, sepse ato fluturojnë më larg se lejohet. Moska e mohon këtë dhe pretendon se e ka respektuar marrëveshjen. Rusia i paralajmëroi sërish SHBA kundër vendosjes së armëve bërthamore me rreze të mesme veprimi e me bazë tokësore në Evropë. Po të ndodhë kjo, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, Moska rezervon të drejtën të vendosë armë të tilla pranë Shteteve të Bashkuara.
NATO-ja tani dëshiron të vendosë në muajt e ardhshëm se si do të reagojë ndaj prishjes së marrëveshjes së çarmatimit. Një mundësi është që aleatët të rrisin praninë e tyre në zonën lindore të NATO-s dhe pranë Detit Baltik dhe të forcojnë mbrojtjen e infrastrukturës me rëndësi kritike me sisteme të mbrojtjes raketore dhe ajrore. Veç kësaj mund të vendosen sisteme të reja efektive të armëve konvencionale dhe të mbrojtjes raketore për ta frikësuar Rusinë.
Frikë nga spiralja e re e armatimit
Marrëveshja e çarmatimit INF ndalonte raketat me bazë tokësore dhe raketat e kryqëzorëve me një rreze veprimi midis 500 dhe 5500 kilometra, të cilat mund të bartin koka shpërthyese bërthamore. Sidomos për shtetet evropiane, kjo marrëveshje çarmatimi ishte garanci e rëndësishme sigurie. Tani ekzistojnë shqetësime se do të ketë një garë të re armatimi midis SHBA dhe Rusisë.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas bëri thirrje për bisedime të reja ndërkombëtare për çarmatimin. “E rëndësishme është që tani të vazhdojmë dialogun me njëri-tjetrin,” i tha ai radios bavareze, Bayerischer Rundfunk. “Objektivi duhet të jetë që të jetojmë në një botë pa armë bërthamore. Dikur duhet ta kapërcejmë politikën e frikësimit.” Në negociata ndërkombëtare nuk duhet të marrin pjesë vetëm ish-palët e marrëveshjes INF SHBA dhe Rusia, tha Maas. Edhe Kina e ka vendin “në tryezë”. Pekini vërtet nuk pranon ta bëjë këtë. “Por kjo është diçka që ne nuk e pranojmë.”/DW/
Bota
Putin në fjalimin për Vitin e Ri: Rusia do të fitojë në Ukrainë
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se vendi i tij beson se do të fitojë në Ukrainë, ku Moska po zhvillon një ofensivë që gati katër vjet. Këto deklarata ai i bëri në fjalimin për Vitin e Ri. Fjalimi tradicional i Putinit u transmetua fillimisht në gadishullin e largët lindor të Kamçatkës, që është rajoni i parë i Rusisë që hyri në vitin 2026.
Ai u bëri thirrje rusëve të “mbështesin heronjtë tanë” që luftojnë në Ukrainë, duke thënë: “Ne besojmë te ju dhe te fitorja jonë”.
Ai ua uroi Vitin e ri “luftëtarëve dhe komandantëve” në Ukrainë, duke shtuar se “miliona njerëz në mbarë Rusinë, më besoni, po mendojnë për ju”.
Konflikti në Ukrainë ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në UKrainë, teksa humbjet në njerëz të dyja palët vlerësohet se janë të larta.
Shtetet e Bashkuara po udhëheqin përpjekjet për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Data 31 dhjetor shënon 26-vjeotrin e ngritjes në pushtet të Putinit. Ai u bë president i Rusisë në prag të Vitit të Ri 1999, kur Boris Yeltsin dha dorëheqjen. Fjalimi televiziv i Vitit të Ri, që vazhdon një traditë të nisur nga udhëheqësi sovjetik Leonid Brezhnev, është një ritual i festave në Rusi dhe ndiqet nga miliona familje. Ai transmetohet në televizionin shtetëror pak para mesnatës në secilën nga 11 zonat kohore të Rusisë./REL
Bota
10 shpikjet “Hi-Tech” më të bujshme të 2025-ës që po ndryshojnë botën
Viti 2025 ka sjellë një valë të re inovacionesh teknologjike që po ndryshojnë mënyrën si jetojmë, punojmë dhe ndërveprojmë me botën digjitale.
Revista prestigjioze TIME ka publikuar listën e saj vjetore “The Best Inventions of 2025”, ku përzgjodhi qindra produkte dhe teknologji me ndikim transformues.
Nga inteligjenca artificiale te robotika dhe pajisjet mjekësore të gjeneratës së re, këtu janë 10 shpikjet më të bujshme Hi-Tech të vitit.
1. Rabbit R1 – Asistenti portabël i gjeneratës së re

Një pajisje e vogël me IA të specializuar, që kryen detyra komplekse në emër të përdoruesit. Nuk ka nevojë për aplikacione – thjesht i kërkon dhe vepron në sekondë.
Burimi: TIME – Best Inventions 2025
2. Humane Ai Pin – Pajisja që zëvendëson telefonin

Një mini-kompjuter i veshshëm që projekton ndërfaqen në çdo sipërfaqe. Ai funksionon me komandë zanore dhe synon të reduktojë varësinë nga ekranet tradicionale.
Burimi: TIME
3. LIM X iRobot – Robot ndihmës për përdorim shtëpiak

Robot inteligjent për organizimin e shtëpisë, monitorim, pastrim të avancuar dhe ndihmë të personave me nevoja të veçanta.
Burimi: TIME
4. ProActiv Retract – Drón vetë-palosës për emergjenca
Një drón i ri që paloset automatikisht dhe nis fluturimin brenda sekondave, ideal për shpëtim në zona të vështira.
Burimi: TIME
5. NeuralSight 2.0 – Syze AR me IA të integruar
Syze të realitetit të shtuar që përkthejnë tekstin, identifikojnë objekte dhe projektojnë informacion në kohë reale.
Burimi: TIME
6. EcoCharge X – Bateri inteligjente që rikarikohet në 3 minuta
Një bateri ultratë shpejtë, e aftë të furnizojë pajisje shtëpiake dhe aparatura industriale.
Burimi: TIME
7. Medisync BioPatch – Sensor biometrik për diagnostikim të shpejtë

Një patch inteligjent që analizon parametrat shëndetësorë 24/7 dhe parashikon kriza shëndetësore përpara se ato të ndodhin.
Burimi: TIME
8. FoldCam Pro – Kamera e parë e palosshme 360°
Projeksione 3D, rezolucion ultra HD dhe kapacitet i avancuar stabilizimi – ideale për krijues përmbajtjesh.
Burimi: TIME
9. NanoClean Sphere – Pajisje nano-robotike për pastrim ajri

E përbërë nga mikro-robotë që neutralizojnë ndotësit në hapësira të mbyllura.
Burimi: TIME
10. AeroLink Urban – Drón personal për mobilitet urban
Një mjet fluturues i lehtë që synon të përdoret si “taksi ajrore personale” brenda qyteteve.
Bota
Presidenti i Kinës mban fjalimin e fundvitit: Në 2026-ën zotohem të bashkohemi me Tajvanin
Udhëheqësit botërorë kanë uruar qytetarët e shteteve të tyre për afrimine vitit të ri 2026, ndërkohë që të tjerë e shfrytëzojnë fjalimin e fundvitit për të dhënë mesazhe politike.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping në fjalimin për Vitin e Ri në Pekin, u shpreh se në 2026 do të bashkojë Kinën dhe Tajvanin.
Duke folur një ditë pas përfundimit të stërvitjeve intensive ushtarake kineze rreth Tajvanit, Xi tha: “Ribashkimi i atdheut tonë, një trend i kohërave, është i pandalshëm”.
Kina pretendon se Tajvani, një ishull që vetë qeveriset, është pjesë të territorit të saj dhe është zotuar prej kohësh ta aneksojë atë, duke përdorur forcën nëse është e nevojshme.
-
UK2 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania2 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania8 hours ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
Albania4 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK4 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports2 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
Albania2 days agoHetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë
-
UK1 day agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
