Pompeo realizon fluturimin e parë zyrtar mes Izraelit dhe Sudanit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter, Pompeo tha: “Ne jemi të lumtur të njoftojmë se jemi në fluturimin e parë të drejtpërdrejt zyrtar nga Izraeli drejt Sudanit”

Fluturimi i parë drejtpërdrejt zyrtar mes Izraelit dhe Sudanit, vende që nuk kanë marrëdhënie diplomatike, u bë nga avioni që transportoi Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Mike Pompeo, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas përfundimit të kontakteve në Izrael, si pjesë e turneut të tij që ka filluar në Lindjen e Mesme për normalizimin e marrëdhënieve të Izraelit me vendet tjera arabe, Pompeo u nis drejt Sudanit nga aeroporti Ben Gurion në afërsi të Tel Avivit.

Në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter, Pompeo tha: “Ne jemi të lumtur të njoftojmë se jemi në fluturimin e parë të drejtpërdrejt zyrtar nga Izraeli drejt Sudanit”.

Gjatë vizitës së tij në Sudan, Pompeo pritet të takohet me kryeministrin sudanez, Abdalla Hamdok dhe kryetarin e Këshillit Sovran të Sudanit, Abdel Fattah al-Burhan.

Theksohet se në vizitën e Pompeos, në rend dite do të vijë çështja e normalizimit të marrëdhënieve mes Sudanit dhe Izraelit.

Pas Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) edhe Sudani, Bahreini dhe Omani kanë thënë se mund të arrijnë marrëveshje për normalizmin e marrëdhënieve me Izraelin.

Share This Article