Pompeo: SHBA tërheq ambasadorin e saj nga Kina

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori amerikan në Kinë, Terry Branstad, është larguar mes përkeqësimit të marrëdhënieve bilaterale, njoftoi sekretari i amerikan Shtetit, Mike Pompeo.

“Falënderoj ambasadorin Terry Branstad për më shumë se tre vjet shërbim ndaj popullit amerikan si ambasador i SHBA-së në Republikën Popullore të Kinës”, shkroi Pompeo në Twitter.

“Presidenti Donald Trump zgjodhi Ambasadorin Branstad për shkak të përvojës së tij të gjatë disa dekadëshe në marrëdhëniet me Kinën, që bëri atë personin më të mirë për të përfaqësuar administratën dhe për të mbrojtur interesat dhe idealet amerikane në këto marrëdhënie të rëndësishme”, tha Pompeo.

Ai nuk dha informacione të mëtejshme në lidhje me arsyen e largimit ose kush do të jetë pasardhësi i tij.

Branstad u emërua në këtë post në vitin 2016.

Share This Article