Rritja e popullsisë së Shqipërisë po vjen drejt shuarjes, teksa shtesa natyrore e po vjen në pikiatë Vitin e kaluar shënoi rënie me 7.1 për qind në raport me 2018
Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2019, shtesa natyrore që mat diferencën midis lindjeve dhe vdekjeve, ishte vetëm 6624 persona. Një vit më parë shtesa natyrore ishte 7130 persona, ndërsa në vitin 1990 shtesa natyrore ishte 64 mijë persona në vit ose gati 12 herë më e lartë se në vitin 2019.
Në vitin 1990 kishim 82 mijë lindje kundrejt 28 mijë lindje në vitin 2019 ose gati tre herë më pak.
Në Vitin 1990 kishim 18 mijë vdekje në vit, ndërsa në vitin 2019 janë shënuar mbi 22 mijë vdekje në vit, kjo për shkak edhe të plakjes së popullsisë, duke pësuar një rritje me 20 për qind në raport me vitin 1990.
Gjatë vitit 2019 kanë lindur 28.561 foshnja, duke shënuar një rënie me 1,3%,krahasuar me një vit më parë. Numri i vdekjeve, në vitin 2019 ishte21.937persona,duke shënuar një rritje me 0,6%.krahasuar me një vit më parë.
2019, lindjet me rënie në 8 qarqe
Gjatë vitit 2019,katër qarqe të vendit kanë shënuar rritje të numrit të lindjeve, në krahasim me vitin 2018, ndërsa tetë të tjerë kanë pasur rënie. –
Numri më i madh i lindjeve shënohet në qarkun e Tiranës, me 9.321 lindje, ndërsa ai më i vogli regjistrohet në qarkun e Gjirokastrës, me 506 lindje, për vitin 2019.
Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve gjatë vitit 2019,krahasuar me vitin 2018,e zë qarku i Kukësit me 15,9 %,ndërsa rënien më të madhe në përqindje e zë qarku i Lezhës me 7,6 %.
Vdekjet, bien në Elbasan rriten në Kukës
Gjatë vitit 2019,gjashtë qarqe të vendit kanë shënuar ulje të numrit të vdekjeve, në krahasim me vitin 2018, ndërsa gjashtë të tjera kanë shënua rrritje. Numri më i vogël i vdekjeve shënohet në qarkun e Kukësit me 539 vdekje, ndërsa ai më i madhi në qarkun e Tiranës me 5.389 vdekje, për vitin 2019. Rënien më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë vitit 2019,krahasuar me vitin 2018 e zë qarku i Elbasanit me 5,6%, ndërsa rritjen më të madhe në përqindje e zë qarku i Kukësit me 7,4%./Monitor/