Porosia e Hoxhajt për shqiptarët në Mal të Zi: Përmes votës fuqizoni veten

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj ka thënë se shqiptarët në Mal të Zi nuk kanë qenë vetëm zë i demokracisë̈ e zhvillimit, por edhe kanë dhënë votën e tyre për pavarësimin e këtij shteti.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se edhe në zgjedhjet e 30 gushtit shqiptarët e Malit të Zi do të dinë t’i koordinojnë mirë interesat e tyre kombëtare dhe interesat e integrimit të shtetit në Bashkimin Evropian.

“Partitë politike atje le t’i bashkojnë forcat për të fuqizuar edhe më tej, përmes votës, faktorin shqiptar në Mal të Zi.”, ka shkruar tutje Hoxhaj.

Shkrimi i plotë:

Shqiptarët në Mal të Zi nuk kanë qenë vetëm zë i demokracisë e zhvillimit, por edhe kanë dhënë votën e tyre për pavarësimin e këtij shteti. Prandaj edhe në zgjedhjet e 30 gushtit shqiptarët e Malit të Zi do të dinë t’i koordinojnë mirë interesat e tyre kombëtare dhe interesat e integrimit të shtetit në Bashkimin Evropian!

Partitë politike atje le t’i bashkojnë forcat për të fuqizuar edhe më tej, përmes votës, faktorin shqiptar në Mal të Zi.

Share This Article