Porositin fustane, u dërgojnë 24800 pilula ekstazi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy blerës austriakë morën një dërgesë me 24 800 pilula ekstazi së bashku me dy fustane të porositur online, raportoi sot departamenti i policisë së qytetit Linz.

Hetuesit vlerësojnë se droga ka vlerë rreth 500 000 euro.

Çiftit i erdhën dy pako.

Në njërën nga pakot ndodheshin veshjet e porositura online në Holandë, ndërsa tjetra ishte shumë e rëndë.

Në pakon e dytë gjetën qeska transparente të mbushura me material shumëngjyrësh për të cilat gruaja mendoi se ishin gurë dekorativë.

Hetuesit zbuluan se pakoja me drogë u dërgua gabimisht në Austri pasi ishte nisur për Skoci.

Sipas departamentit të policisë, policia skoceze ka identifikuar marrësin e synuar, ndërsa hetuesit holandezë po përpiqen të gjejnë dërguesin./ATSH/

Share This Article