Port Durrës/ Tentuan të fusnin në Shqipëri mbi 121 mijë euro të padeklaruara, në pranga pronari i autobusit (video)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekuestrohen mbi 121 mijë euro të padeklaruara në Portin Kufitar të Portit Durrës. Policia bën me dije se është arrestuar 44-vjeçari Leonard Nikolli, pronar i autobusit të linjës Durrës-Bari-Durrës, ndërsa është proceduar drejtuesi i mjetit 34-vjeçari E.S.

Shërbimet e policisë kufitare kanë kaluar në vijën e dytë të kontrollit autobusin, ku konstatuan se në tavanin e mjetit ishin fshehur 121 mijë e 680 euro të padeklaruara, të cilat po tentoheshin të futeshin në Shqipëri.

“Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje të vendit, kaluan në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, autobusin e linjës “Durrës-Bari-Durrës”, në pronësi të shtetasit L. N. dhe me drejtues shtetasin E. S.

Gjatë kontrollit të ushtruar në tavanin e këtij autobusi, të kryer duke përdorur metoda bashkëkohore të kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 121 680 euro, të cilat këta shtetas tentonin t’i futnin në vendin tonë, pa i deklaruar në pkk, konform ligjeve në fuqi“, thuhet në njoftim.

Share This Article