Porti i Durrësit, Berisha: NATO rrëzoi përpjekjet e Ramës. Cënon sigurinë kombëtare

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka dalë në një deklaratë për mediat ditën e sotme, ku  falenderoi Aleancën e Atlantikut verior, e cila sipas tij hodhi poshtë përpjekjet e kryeministrit Rama për ta mashtruar me aferën e Portit të Durrësit.

Sipas Berishës, kreu i qeverisë u përpoq të fshihte megaaferën e portit me Alabar me petkun e aleancës.

Më tej, ai tha se në një vend normal, kreu i Shtetit do të kishte thirrur Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të gozhduar kryeministrin që do të cenojë sigurinë e Shqipërisë dhe NATO-s.

“Sot jam këtu për të falënderuar me mirënjohje Aleancën e Atlantikut të Veriut që hodhi poshtë përpjekjet e Edi Ramës për të mashtruar këtë aleancë dhe për ta ndërthurur atë në aferën mega korruptive të Portit të Durrësit Rama-Al Alabar.

Vizitat në seli të Ramës, Xhaçkës dhe presidentit me një axhendë Porto Romanon dhe mbështetjen nga NATO, për mbylljen e Portit të Durrësit, shndërrimin e tij De Facto, pasurimin shumë miliardësh të Edi Ramës dhe Klanit të tij mafioz që është klani më i rrezikshëm në Europë. Janë një histori e turpshme, janë një përpjekje monstruoze për të veshur me petkun e aleancës, për të mbuluar vjedhjen e madhe të tmerrshme që po i bëhet pronës publike të shqiptarëve, shqelminin e intersave strategjike të Shqipërisë dhe NATO-së. Në çdo vend kreu i shtetit do kishte mbledhur këshillin e sigurisë kombëtare dhe do gozhdonte kryetarin e qeverisë për këtë vendim mafioz që kërkon me çdo kusht të bëhet miliarder në kurriz të shqiptarëve dhe të cenojë sigurinë e Shqipërisë dhe NATO-s.

Kjo do të jetë një çështje e rëndësishme e debatit sapo të hapet parlamenti i kyçur në mënyrë anti kushtetuese nga Rama dhe Linda e parlamentit. Falenderoj aleancën për qëndrimin e saj në mbrojtje të interesave jetike të shqiptarëve dhe disaprovimin e hapur të projekti të mashtrimit të Porto Romanos me të cilin Edi Rama kërkon të mashtrojë shqiptarët dhe aleancën e Atlantikut të Veriut”, tha Berisha.

Share This Article