Porti i Durrësit do t’i jepet me koncesion për 5 vite

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një nga nyjet më të rëndësishme të shkëmbimeve tregtare të Shqipërisë do t’i kalojë për menaxhim privatit për të paktën 5 vite.

Përmes një tenderi Autoriteti Portual i Durrësit ka hapur thirrje për të gjithë kompanitë e interesuara që të menaxhojnë terminalin  e kontejnerëve me një fond limit prej 3.7 miliardë lekësh.

Sipas të dhënave të APP-së financimi për këtë shërbim është i parashikuar nga të ardhurat që sigurohen nga tarifat portuale për shërbimet nga kontejnerët.

Kontraktuesi në dokumentet standarde bën me dije se procedimi në këtë mënyrë garanton financimin e likuiditetin ndër vite.

Në lidhje me kohëzgjatjen e këtij koncesioni APD thekson:

“Kontrata me afat deri në 5 vjet me ofruesin e këtyre shërbimeve, shmang kostot administrative që mund të kishte procedura e prokurimit në mënyrë të përsëritur dhe shmang riskun që sjell kryerja çdo vite e procedurës, kjo sepse procedurat e prokurimeve kërkojnë një kohë të caktuar e cila do të sillte si pasojë mungesën e shërbimeve, ose në rastin më të mirë, kosto shtesë përgjatë këtyre periudhave transitore.”

Kompania private që do të fitojë koncesionin do të kryejë procedurat e kontejnerëve në portin e Durrësit ku do të realizohet menaxhimi, operimi, mirëmbajtja, përmirësimin teknik dhe adaptimin për të përmbushur kërkesat aktuale dhe të ardhshme të trafikut në këtë port.

Të gjitha kompanitë e interesuara kanë afat deri në 22 shtator, ndërkohë që gjithë dokumentacioni ofrohet edhe në anglisht që të kenë mundësi pjesëmarrje edhe kompanitë e huaja./Ora News/

Share This Article