Porti i Durrësit, nyje e rëndësishme logjistike për stërvitjen e “Defender Europe 21”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjeneralmajori Joseph Jarrard, zëvendëskomandant i Ushtrisë së SHBA-ve në Europë dhe Afrikë, vëzhgoi sot Portin e Durrësit.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë thekson në njoftimin për mediet se porti do të jetë një nyje e rëndësishme logjistike për stërvitjen e ardhshme Defender Europe 21.

Anijet ushtarake të logjistikës do të dorëzojnë pajisje luftarake për stërvitjen në Shqipëri përmes Portit të Durrësit këtë verë.

Kjo përforcon rëndësinë strategjike të gjeografisë së Shqipërisë për aleancën e NATO-s.

Stërvitja “Defender Europe 21” ku do të marrin pjesë rreth 6000 trupa dhe qindra mjete ushtarake nga SHBA, Shqipëria dhe vendeve të tjera aleate, do të zhvillohet në bazat kryesore ushtarake të vendit tonë gjatë muajit maj të këtij viti./ATSH/

Share This Article