Porti i Durrësit sot, 5 tragete mbërrijnë nga Bari, vijnë me pushime në atdhe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vijon fluksi i  hyrjeve  të udhëtarëve drejt vendit tonë, për përballimin e të cilit tragetet në Portin e Durrësit po aplikojnë lundrime vajtje-ardhje(dopio-corse), nga e mërkura deri të dielën e çdo jave.

Pesë tragete pritet të mbërrijnë vetëm këtë të shtunë në Portin e Durrësit nga linja e Barit dhe Ankonës, që pritet të sjellin rreth 7,500 udhëtarë, ndërsa më i ulët ky numër është në daljet nga vendi ynë drejt brigjeve italiane.

Policia Kufitare po punon me kapacitet të plotë me 20 sportele në funksion për përpunimin e pasagjerëve dhe mjeteve të tyre.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Autoroteti Portual Durrës, fundjava e parë e gushtit solli në vendin tonë 17,100 pasagjerë, mes të cilëve 8, 704 shtetas shqiptarë+ 8, 396 të huaj dhe  5343 automjete.

Ndërsa në dalje kjo shifër ishte disa herë me ulët, konkretisht 6, 266 pasagjerë (2, 037 shtetas shqiptarë+ 4, 229 shtetas të huaj ) dhe 2036 automjete.

Share This Article