Portieri i Interit aksidenton për vdekje të moshuarin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një aksident tragjik ka ndodhur në Fenegrò, pranë Comos, ku një 81-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga automjeti që drejtohej nga Josep Martinez, portieri i dytë i skuadrës së Interit.

I moshuari ndodhej në karrocën e tij elektrike duke lëvizur përgjatë rrugës, kur u godit nga makina e futbollistit. Përplasja rezultoi fatale, pasi viktima humbi jetën në vendngjarje pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ekipit të emergjencës.

Sipas mediave italiane, Martinez u ndal menjëherë për të dhënë ndihmën e parë dhe bashkëpunoi me autoritetet. Hetimet paraprake sugjerojnë se 81-vjeçari mund të ketë humbur kontrollin e karrocës dhe ka hyrë në krahun e kundërt pikërisht në momentin kur po kalonte automjeti i futbollistit, duke çuar në përplasjen fatale.

Interi ka anuluar konferencën për shtyp të trajnerit Cristian Chivu, në prag të ndeshjes me Fiorentinën.

Josep Martinez, 27 vjeç, është portier spanjoll që iu bashkua Interit sezonin e kaluar nga Genoa dhe është zëvendësuesi i Yann Sommer. Ai ka debutuar me Interin në dhjetor në Kupën e Italisë dhe në kampionat më 22 shkurt 2025. 

Share This Article