Portieri i Modenas shënoi padyshim golin më të çmendur të vitit, i siguron fitoren ekipit të tij në minutat shtesë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Portieri i Modenas, Riccardo Gagno ka shënuar padyshim golin më të çmendur për vitit 2022, pasi ka gjetur rrjetën thuajse nga porta e tij në ndeshjen ndaj Imoleses.

Modena ka arritur të fitojë me rezultat të ngushtë 2-1 ndeshjen në shtëpi ndaj Imoleses në kuadër të javës së 36-të në Grupin B të Serie C.

Megjithatë, fitorja e vendasve erdhi vetëm në minutat shtesë, kur pritej që ndeshja ta mbyllej me barazim 1-1.

Ishte portieri italian, Riccardo Gagno, i cili shënoi një gol të pabesueshëm thuajse nga porta e tij, për t’ia siguruar tri pikët skuadrës së tij.

Kjo fitore e mban Modenan në vendin e parë kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në mbyllje të sezonit.

Ky gol i Gagnos mund të jetë vendimtar që Modena të sigurojë ngjitjen në Serie B për sezonin e rij.

Share This Article