Një episod shumë i veçantë që ka pushtuar rrjetin ka ndodhur në kampionatin brazilian. Atletico Paranaense mundi Parana me shifrat 2-1, me një përmbysje që nisi në mënyrën më të çuditshme të mundshme.
Atletico Paranaense fitoi një penallti dhe Zapelli goditi nga pika e bardhë, por portieri Gabriel Gasparoto devijoi sferën e cila më pas u ndal nga traversë.
Megjithatë, ajo që bëri e ktheu portierin nga hero në “meme” brenda një sekonde. Portieri u çua dhe festoi pritjen e penalltisë pa parë se topi ishte ende në lojë dhe kundërshtari nuk e kishte të vështire të shënonte në portën e boshatisur.