Porto Romano pushtuar nga plehrat, Hysaj: Mijëra euro të hedhura për rehabilitimin e kësaj zone, thjesht propagandë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj ka reaguar me një postim në faqen e saj në facebook për gjendjen skandaloze në të cilën gjendet zona e Porto Romanos. Ajo ka publikuar edhe foto që tregojnë ndotjen e madhe të kësaj zone.

“Aty ku u shit super investimi i Eco Parkut, qindra e mijëra euro të hedhura për rehabilitimin e kësaj zone të hedhura për propaganda”, shkruan Hysaj.

Mesazhi:

Porto Romano Durrës

Aty ku u shit super investimi i Eco Parkut, qindra e mijëra euro të hedhura për rehabilitimin e kësaj zone të hedhura për propagandë.

Realiteti flet ndryshme, pranë banesave të taksapaguesve të qytetit të Durrësit gjithçka është e lënë në harresë.

Nga lodhja e madhe, Kryetarja e Bashkisë Durrës përfitoi rritjen maksimale të rrogës për vete, pasi kuptohet propaganda kushton shumë, e lodhet goxha duke bërë SHOË.

Ndaj të moçmit thonin : ” Mos i shihni gunën por punën “.

Sa për punën , pamjet flasin vetë!

Share This Article