Portugalia fiton Evropianin e futsallit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përfaqësuesja e Portugalisë në futsall e ka fituar Kampionatin Evropian 2022, duke e mbyllur ciklin katërvjeçar në mënyrë të përkryer.

Ky grup i lojtarëve të futbollit në sallë vlerësohet si më i rëndësishmi në historinë e Portugalisë. Të dielën në mbrëmje, portugezët fituan me rezultatin 4:2 me rikthim të rezultatit kundër Rusisë, pasi ishin duke u mposhtur 2:0.

Finalja u zhvillua në Amsterdam të Holandës. Gjenerata e artë e Portugalisë e fitoi Evropianin për herën e dytë rresht, ndërsa është edhe fituese e Kupës së Botës pasi mposhti Argjentinën në Lituani, në vitin 2021.

Golat për portugezët i shënuan Tomas Paço, Putilov, Andre Coelho dhe Pany Varela, ndërsa për rusët realizuan Sokolov dha Afanasyev. Portugalia u bë po ashtu ekipi i parë që fiton një finale, ani pse ishte duke u mposhtur me dy gola.

Portugalia barazohet me Italinë sa i përket Evropianëve të fituar në futsall. Në këtë listë prinë Spanja që ka shtatë tituj. Rusia e ka vetëm një të fituar, ndërsa gjashtë herë është mposhtur në finale. Vetëm Portugalia dhe Spanja kanë arritur që ta mbrojnë titullin e Evropianit.

Share This Article