Portugalia në krizë spitalore

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Austria dhe Gjermania kanë ofruar të ndihmojnë shërbimin shëndetësor të raspkapitur të Portugalisë, ndërsa vendi po përpiqet të menaxhojë një rritje në rastet e Covid-19 që kërkojnë trajtim në spital.

Austria ka ofruar të marrë pacientë të sëmurë rëndë me Covid-19 nga Portugalia.

”Numri i pacienatëve që do të fluturojnë në Austri do të sqarohet me Ministrinë portugeze të Shëndetësisë”, njoftoi sot kancelari Sebastian Kurz.

“Është një domosdoshmëri e solidaritetit evropian për të ndihmuar në shpëtimin e jetëve njerëzore shpejt dhe në mënyrë joburokratike”, tha Kurz.

Austria tashmë ka marrë deri tani pacientë të kujdesit intensiv nga Franca, Italia dhe Mali i Zi.

Sistemi shëndetësor portugez është nën presion masiv për shkak të niveleve të larta të infeksioneve.

Sipas autoriteteve, vetëm disa shtretër të kujdesit intensiv janë ende në dispozicion.

Forcat e Armatosura gjermane po shqyrtojnë mënyrën e veprimit pas kthimit të një ekipi zbulimi mjekësor nga Portugalia.

”Natyra dhe shtrirja e mbështetjes për Portugalinë, nga e cila është marrë një kërkesë për ndihmë, duhet të vendoset”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes.

”Der Spiegel” njoftoi sot se një ekip prej 27 mjekësh dhe infermierësh mund të dërgoheshin në Portugali në fillim të kësaj jave për të ndihmuar në spitalet e mbingarkuara.

Sipas ”Der Spiegel”, ekspertëve të Bundeswehr në terren iu shfaq një pamje katastrofike. Sistemi shëndetësor ishte i mbingarkuar plotësisht, dhe shumica e stafit infermieror në spitale ishin vetë të infektuar me koronavirus.

Share This Article