Portugalia shkëlqeu kundër Kroacisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kanë përfunduar ndeshjet e para në Grupin e 3 të Ligës A të Kombeve në mes të Portugali-Kroaci dhe Suedi-Francë. Portugalia ka shkëlqyer duke shënuar fitoren më të thellë deri tani në Ligën e Kombeve

Nënkampioni i botës, Kroacia, është mposhtur me rezultat 3-0 në Lisbonë, në një ndeshje që u dominua nga portugezët, kurse në ndeshjen tjetër të po këtij grupi, Suedi-Francë – fati i takimit u vendos me një gol të Mbappes.

Portugali-Kroaci 4-1

Portugalia ka startuar më se miri në Ligën e Kombeve duke e mposhtur Kroacinë me rezultat 3-0.

Që nga fillimi i kësaj ndeshjeje portugezët e dominuan takimin.

Megjithatë, u desh minuta e 41-të që të zhbllokohet rezultati me një gol të bukur të Joao Cancelo.

Në pjesën e dytë Kroacia nuk arriti që të kthehej derisa Portugalia shënoi edhe dy gola.

Diogo Jota bëri një kalim individual në zonë dhe shënoi golin e dytë për Portugalinë në minutën e 58-të.https://streamja.com/embed/MBm7B

Portugalia do të shënon edhe në minutën e 70-të.

Kësaj radhe ishte talenti i Atletico Madrid i cili bëri një gol të bukur nga largësia.

Kroacia shënoi në minutën e 90-të me anë te Bruno Petkovicit por Portugalia do të vinte te goli përsëri me anë te Andre Silvas.

Suedia-Francë 0-1

Franca ka shënuar fitore të lehtë, edhe pse minimale, kundër Francës.

Qysh në fillim, Franca e dominoi këtë takim për të arritur fitoren e parë në Ligën e Kombeve.

Franca shënon në minutën e 41-të të ndeshjes.https://streamja.com/embed/JowAb

Kylian Mbappe do të depërtonte në anën e majtë dhe do të shënonte një gol të bukur nga këndi i vdekur.

Në Grupin 3 të Ligës A të Kombeve në vendin e parë është Portugalia, në të dytën Franca kurse vendi i tretë është i Suedisë kurse i katërti i Kroacisë.

Franca do të mund të shënonte edhe në minutën e 90 pasi që u akordua penallti por Griezmann. 

Share This Article