Portugalia shpreson për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut në korrik

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Portugalia, e cila aktualisht mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, shpreson që mosmarrëveshja me Sofjen të zhbllokohet në gjysmën e parë të këtij viti dhe se do të mund të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut. Sekretarja portugeze e shtetit përgjegjëse për BE-në, Ana Paula Zakariash, i tha MIA-s se vendi i saj, i cili mban presidencën e BE-së deri më 1 korrik të këtij viti, shpreson që mosmarrëveshja me Sofjen të zhbllokohet dhe të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Zakariash tha se zgjerimi i BE-së është prioritet për presidencën portugeze, e cila mori kryesimin më 1 janar dhe do të zgjasë deri në 30 qershor. Ajo shtoi se kontaktet janë duke u zhvilluar me të dy palët – Shkupin dhe Sofjen – për të gjetur një zgjidhje të mosmarrëveshjes dypalëshe që po pengon hapjen e negociatave me BE.

Në të njëjtën kohë, Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski tha se asnjë shtet anëtar i BE-së nuk duhet të rrezikojë të ardhmen evropiane të popullit tonë duke bërë kërkesa irracionale. Nga ana tjetër, Kryeministri Zoran Zaev tha se fokusi në bisedimet me Bullgarinë deri në përfundimin e zgjedhjeve atje do të jetë në Planin e Aksinar, i cili do të pasohet nga zhvillimi i bisedimeve në nivelin politik.

Ndërkohë zyrtarët portugez nuk janë me qëndrim të unifikuar sa i përket kësaj çështjeje.

Derisa ministri i Jashtëm portugez Augusto Santos Silva, doli me qëndrim të ngjashëm të ssekretares së këtij shteti, kur tha se Portugalia do të përpiqet të organizojë konferencat e para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në gjysmën e parë të vitit, ambasadori i tyre në Bashkimin Evropian  tha se Lisbona zyrtare do të jetë e kujdesshme në çështjen e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe se “nuk është në rregull të akuzohet Bullgaria për pengimin e procesit, sepse pikërisht ai shtet është një nga mbështetësit më të fortë të zgjerimit të BE-së”.

Share This Article