Portugalia shuan ëndrrën e Maqedonisë, Lewandowski lë jashtë Botërorit Ibrahimovic

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Portugalia dhe Polonia arritën të siguronin një biletë për në fazën finale të Kupës së Botës 2022, duke fituar edhe ndeshjet e dyta të fazës playoff.

Portugezët mundën 2-0 Maqedoninë e Veriut, e cila në ndeshjen paraardhëse befasoi të gjithë duke eliminuar Italinë kampione të Europës nga turneu, falë dy golave nga Bruno Fernenades, që i dha fund kështu ëndrrës së Maqedonisë.

Në sfidën tjetër që luhej për një biletë për në Katar, Polonia mundi 2-0 Suedinë, falë golave të Lewandowski dhe Zielinski. Polakët dominuan takimin, ndërsa futja në dhjetë minutat e fundit të veteranit Ibrahimovic nuk shërbeu për të përmbysur rezultatin.

Share This Article