“Poshtërim epik”, gazetarët anglezë “turpërojnë” Serbinë, shkak bëhet trajneri i ri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jo vetëm në mediat serbe, por edhe më gjerë, në prononcimin e djeshëm të trajnerit Velkjo Paunovic, më shumë bëri bujë prezenca e vetëm një gazetari anglez i pranishëm në konferencë për shtyp, sesa fjalët e “timonierit” të Serbisë.

“Kurir”, një nga mediumet më të mëdha në Serbi, për këtë skenë ka mbajtur një titull “dramatik”: “Anglia i paraqiti një poshtërim epik Paunovic dhe Serbisë! Një turp i paharrueshëm!”.

E qartë se në Angli nuk e marrin në konsideratë fare Dusan Vlahovic me shokë, marrë shkasë edhe nga fitorja e thellë në Beograd apo kualifikimi për në “Botërorin 2026”.

Shqipëria ndodhet në të njëjtin grup dhe një “dhuartë” nga të besuarit e Thomas Tuchel, e shoqëruar me fitoren e Kombëtares në Andorra, na siguron matematikisht vendin e 2-të në Grupin K, e pasur me avancimin në fazën “play-off”.            

Share This Article