Postat e Maqedonisë, 50 milionë euro humbje për 6 muaj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bankat kanë filluar garën për marrjen e qarkullimit pagesor të “Postave të Maqedonisë”. Të premten, do të dihet sa prej bankave tregtare në vend janë të interesuar për ta marrë punën.

Problemi i madh në gjithë procesin mund të ndodhë nëse banka e re që do të punojë me Postën nuk mund të vazhdojë ta përdorë softuerin bankës së falimentuar “Eurostandard”. Por, drejtori i këtij institucioni thotë se është optimist se nuk do të ketë nevojë për softuer të ri për bankën e ardhshme.

Qarkullimi i bllokuar pagesor i Postës është vetëm një nga arsyet e humbjeve financiare të kësaj kompanie shtetërore, e cila tejkalon 50 milion euro për gjashtë muaj.

Përveç faktit që rënia e bankës Eurostandard paralizoi qarkullimin pagesor të “Postave të Maqedonisë” ku nuk mundej të paguaj fatura për qytetarët, u ndërpre pagesa e pensioneve dhe ndihmave sociale për shfrytëzuesit që pensionin e merrnin në adresën e tyre të shtëpisë përmes postierit.

Share This Article