Postet kryesore në qeverinë e Boris Johnson

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i ri britanik, Boris Johnson, ka emëruar një ekip me qëndrime shumë të djathta dhe pro-Brexit për postet kryesore.

Ja postet kryesore të qeverisë së tij që numëron 33 anëtarë:

Sajid Javid

Ish-ministrit të Brendshëm të Theresa May, Sajid Javid, 49 vjeç, i besohet posti i ministrit të Financave, post strategjik ndërsa vendi po shkon drejt Brexit, që në rast largimi pa marrëveshje pritet të shkaktojë luhatje të forta ekonomike.

Dominic Raab

Ky ultra-liberal, 45 vjeç, emërohet ministër i Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministër. Aktivist i flaktë i largimit nga BE-ja, ish-avokat i specializuar në të Drejtën Ndërkombëtare.

Michael Gove

Ky euroskeptik, 51 vjeç, luajti një rol garantues për mbështetësit e Brexit në qeverinë May.

Priti Patel

Avokate e flaktë e Brexit, kundër martesave gay,  Priti Patel, 47 vjeçe, u emërua ministre e Brendshme.

Jacob Rees-Mogg

Emërohet ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, Jacob Rees-Mogg, 50 vjeç. Ai renditet në mesin e deputetëve euroskeptikë.

Matt Hancock

Ish-ekonomist i Bankës së Anglisë, Matt Hancock, 40 vjeç një nga figurat në ngjitje të konservatorëve, mban Ministrinë e Shëndetësisë, një post që ai mban që në qeverinë e Theresa May.

Amber Rudd

E zgjedhur deputete në 2010 pas një karriere në financë dhe në gazetarinë ekonomike, ajo shoqëroi Theresa May në ngjitjen e saj në pushtet.

Andrea Leadsom

Ajo u u emërua ministre e Bizneseve, Energjisë dhe Strategjisë industriale.

Elizabeth Truss

Pro-Brexit “Liz” Truss, 43 vjeçe, sekretarja e Shtetit për Thesarin e qeverisë May.

Jo Johnson

Vëllai i Boris Johnson, Jo Johnson, 47 vjeç, propagandoi që Britania e Madhe të mbetet në Bashkimin Europian dhe kërkon një referendum të dytë. Ai u emërua sekretar Shteti në Ministrinë e ngarkuar për Biznesin./ATSH/

Share This Article