ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shkodër, 1200 mijë qytetarë të vaksinuar në tri ditët e para të fushatës 22 minutes ago
Ushtrimet që duhet të bëni për të qenë në formë deri në 100 vjeç 24 minutes ago
Dy persona humbin jetën gjatë një përpjekjeje për të kaluar Kanalin Anglez 24 minutes ago
Oxford u ofron studentëve dhe stafit akses në platformën ChatGPT 26 minutes ago
Ambasada e SHBA në Tiranë njoftim të rëndësishëm për aplikantët për vizë 26 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Postimi i Edi Ramës, 32 vjet nga anija “Vlora”/ Fatkeqësia kombëtare për propagandë turistike

albnews by albnews
9 August, 2023
in Albania
0
Postimi i Edi Ramës, 32 vjet nga anija “Vlora”/ Fatkeqësia kombëtare për propagandë turistike
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri Rama ka lënë një shije të keqe sot, ndërsa ka tentuar të bëjë humor e propagandë bashkë, me një nga ngjarjet më tragjike pas rënies së komunizmit.

Duke iu referuar historisë së dhimbshme të 20 mijë shqiptarëve, të cilët 32 vite më parë, zbarkuan me anijen Vlora në Bari të Italisë për t’i shpëtuar mjerimit në vendin e tyre, Edi Rama ka tentuar një krahasim vulgar me italianët që sot vijnë në Shqipëri për të kaluar pushimet.

RelatedPosts

Ambasada e SHBA në Tiranë njoftim të rëndësishëm për aplikantët për vizë

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares që po gjykonte procesin ndaj tij, ekstradohet nga Gjermania 38-vjeçari

BIRN: Shit-blerjet në kampet kundërshtare si fenomen politik i tranzicionit

https://www.facebook.com/ediramaal/posts/847278883434441?ref=embed_post

Ky postim provokues, që kryeministri artist e ka huazuar nga një faqe memesh në rrjetet sociale, është sa banal po aq edhe i pacipë.

I fiksuar të kapet pas cdo lajmi që i shërben si mjet për propagandë në këto kohë të vështira për qeverinë e tij, kryeministri, pa e vrarë aspak mendjen, ka tentuar të promovojë me demek me humor Shqipërinë e tij turistike, mbi ngjarje dramatike për mijëra familje shqiptare.

Mbi 20 mijë emigrant udhëtuan në kushte mizerabël, për dy ditë, në kërkim të një jete më të mirë dhe mbërritën në Bari në 8 gusht 1991, ku u trajtimi i tyre u regjistrua si një turp për autoritetet italiane. Ata u mbyllën për disa në ditë në stadiumin e Barit, burra, gra, fëmijë dhe të moshuar, në kushte aspak njerëzore, për t’u rikthyer më pas mbrapsht në Shqipëri nga autoritetet italiane.

Intelektualë dhe politikanë italianë, gazetarë dhe autoritete fetare kritikuan ashpër qeverinë e tyre për këtë trajtim që u bënë mijëra njerëzve të pashpresë.

Ky përvjetor do të ishte rasti jo për të bërë propagandë, por për të reflektuar mbi një tragjedi njerëzore, që vazhdon ende sot pas 32 vitesh.

Vetëm në 10 vitet e fundit gati një million shqiptarë kanë lënë vendin dhe të shumtë janë ata që duan të largohen. Tragjedia në përmasa të tjera përsëritet ende në ujrat e La Manshit.

Mirëpo kryeministri, që thellësinë e mendimit dhe të reflektimit e ka një shfaqje të huaj, edhe këtë përvjetor e ka shfrytëzuar për propagandën e tij të shpifur të “boomit” turistik që po përjeton Shqipëria.

Të krahasosh ikjen e dhimbshme të bashkëqytetarëve të tu, me pushimet e italianëve në bregdetin shqiptar, nuk është kontrast i zhvillimit, por banaliteti i së keqes që tenton t’i vërë një llustër problemeve të rënda që ka vendi.

Vetëm lehtësia e papërballueshme e një individi si kryeministri ynë, mund të kthejë në cirk propagandistik, një hemoragji kombëtare, që nisi para 32 vitesh e nuk ka ndërmend të ndalet edhe sot. Pyetja që do të duhej t’i bënte vetes Edi Rama në këtë përvjetor, është: Mirë italianët vijnë në Shqipëri, po shqiptarët pse vazhdojnë të ikin nga vendi i tyre?

Nëse do e bënte këtë pyetje, me siguri do të kishte ndjerë turp, të shpërndante memen vulgare si medalje për rilindjen e tij turistike.

Për të sjellë në vëmendje përmasat dramtatike të 20 mijë shqiptarëve të anijes Vlora, në vijim kemi zgjedhur një fragment nga filmi dokumentar, “Anija”, i regjisorit Roland Sejko, film i cili u vlerësua me çmimin më të lartë të kinemasë italiane, “David di Donatelo”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shkodër, 1200 mijë qytetarë të vaksinuar në tri ditët e para të fushatës

Shkodër, 1200 mijë qytetarë të vaksinuar në tri ditët e para të fushatës

27 September, 2025
Ushtrimet që duhet të bëni për të qenë në formë deri në 100 vjeç

Ushtrimet që duhet të bëni për të qenë në formë deri në 100 vjeç

27 September, 2025
Dy persona humbin jetën gjatë një përpjekjeje për të kaluar Kanalin Anglez

Dy persona humbin jetën gjatë një përpjekjeje për të kaluar Kanalin Anglez

27 September, 2025
Oxford u ofron studentëve dhe stafit akses në platformën ChatGPT

Oxford u ofron studentëve dhe stafit akses në platformën ChatGPT

27 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result