Pozita rrëzon dekretin e Metës për “Noterinë”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisioni i Ligjeve ka rrezuar sot me votat e maxhorances dekretin e Presidentit Meta për ligjin për “Noterinë”, megjithe kundershtimin e forte të opozitës, PD dhe LSI.

Pak ditë më parë, kreu i shtetit ktheu për rishqyrtim projektligjin për noterinë me argumentin se ai ka mangësi ligjore dhe nuk është në përputhje me Kushtetutën e vendit.

Mbledhja e sotme eshte shoqeruar me debate dhe replika mes paleve.

Kreu i komisionit te Ligjeve, deputeti i PS-se, Ulsi Manja ka theksuar se LSI eshte zeri ne Presidentit.

“Kemi dalë në fazën e diskutimeve të dekretit. Fjalën po ja jap zonjës Caka, se e ka kërkuar me pare. Dhe meqë është edhe zëri i Presidentit në komision”, tha Ulsi Manja.

Kujtojme se maxhoranca ka vendosur që dekretimin e Metës ta rrëzojë, duke lënë ligjin në fuqi ashtu siç e kanë miratuar në seancë plenare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply