Prag tragjedie në La Mansh, shpëtohet gomonia me emigrantë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Roja bregdetare franceze thotë se shpëtoi një gomone me 41 persona tek sa ata ishin drejt mbytjes duke kaluar për Angli.

Korrespondenti BBC për Anglinë jugore thotë se gomonia u rikthye në Francë pasi u vu në vështirësi nga deti trazuar tek sa po tentonin kalimin e kanalit të La Manshit.

Disa prej njerëzve u nxorën nga uji mes britmave për ndihmë.

Katër prej tyre në gjendje jo të mirë shëndetësore si pasojë e hipertermisë u dërguan në spital.

Gjatë ditës të sotme, thotë korrespondenti BBC, mbërritën në Dover 6 gomone me 201 persona.

Share This Article