Praga thirrje vendeve evropiane: Na ndihmoni, spitalet janë në gjendje kritike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Republika Çeke i kërkoi sot ndihmë Gjermanisë, Zvicrës dhe Polonisë për të trajtuar pacientët e saj me COVID-19, ndërsa spitalet në vend kanë arritur një prag kritik të ngopjes, sipas një artikulli të botuar në “The Guardian”.

“Ministria çeke e Shëndetësisë shpjegoi se numri i madh i pacientëve të infektuar kohët e fundit ka intensifikuar presionin mbi sistemin shëndetësor dhe numri i pacientëve që kërkojnë shtrim në spital po rritet”, raportoi e përditshmja britanike në faqen e saj të internetit.

Një bllokim trejavor është në fuqi në vend që nga e hëna e kaluar.

Aktualisht, 8 000 persona rezultojnë të shtruar në spital, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë, sipas autoriteteve shëndetësore.

Share This Article