Pranë markatës në Elbasan, qytetarët bëjnë pazarin mes mbetjeve urbane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në mes të pallateve të banimit dhe shumë pranë markatës së fruta perimeve, grumbullimi i mbetjeve po krijon dalëngadalë një mal në qytetin e Elbasanit.

 Me qindra qytetarë që shkojnë për të blerë produkte ushqimore duhet të kalojë pranë këtij grumbulli mbeturinash i cili nuk është më shumë se 10 metra larg zonës ku tregtohen produkte ushqimore me tezga dhe në dyqane.

Vetë qytetarët shprehen se situate është katastrofike sidomos tani që janë rritur edhe temperaturat, por me sa duket po mësohen me këtë gjendje.

Stoqet me mbeturina kanë zënë edhe derën e kabinës elektrike, e cila në rast të ndonjë defekti më parë punonjësit e elektrikut duhet të pastrojnë mbeturinat që të hapin derën.

Ndërsa bashkia jashtë kamerës shprehet se mbledhja e mbeturinave në kosha kryhet rregullisht por është faji i qytetarëve që i hedhin mbetjet jashtë koshave.

Share This Article