Pranimi i targave RKS nga Serbia, raportuesja për Kosovën në PE: Realitet i njohjes de-facto të Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas vendimi të qeverisë së Beogradit fillimisht dhe më pas asaj të Kosovës, për të njohura targat respektive, ka ardhur edhe reagimi i raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von  Cramon.

Cramon theksoi se ky është një hap më shumë drejt realitetit në të cilin Serbia de facto e njeh Kosovën si shtet dhe kontribuon për paqe dhe përparim në rajon.

“Nuk ka më ngjitëse në tabela të automjeteve kur udhëtoni nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas. Ajo që ishte dizajnuar si masë e përkohshme tani është përfundimisht e tepërt. Një hap më shumë drejt realitetit në të cilin Serbia de facto e njeh Kosovën si shtet dhe kontribuon për paqe dhe përparim në rajon”, është shprehur Cramon në rrjetin social X

Share This Article