ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Titujt e Gazetave në UK 12 hours ago
Magnezi: A mund të na ndihmojë vërtet ky ‘mineral i mrekullueshëm’ të flemë? 12 hours ago
Mashtrimi ‘mahnitës’ i pokerit përdori tavolina me rreze X, syze me teknologji të lartë dhe lojtarë të NBA-së 13 hours ago
Peshkatarët e Koresë së Jugut vazhdojnë të vdesin. A është faji ndryshimi i klimës? 13 hours ago
Kërkim për azilkërkuesin e burgosur në hotelin Epping, i liruar gabimisht 13 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Prapaskenat/ Nipi i ish-drejtorit të PS dhunoi për vdekje 42-vjeçarin në Pogradec, policia: Nuk e fshehëm ngjarjen, kamerat e sigurisë treguan se…

albnews by albnews
12 August, 2024
in Albania
0
Prapaskenat/ Nipi i ish-drejtorit të PS dhunoi për vdekje 42-vjeçarin në Pogradec, policia: Nuk e fshehëm ngjarjen, kamerat e sigurisë treguan se…
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Egli Proga, 42-vjeçari nga Pogradeci, humbi jetën pas dhunës brutale nga 29-vjeçari Denis Meçe, djali i një biznesmeni në zonë dhe nipi i ish-drejtorit të Postës Shqiptare, Valter Gorës. (Në foto, viktima-autori)

Ngjarja fillimisht u raportua si aksidentale, ku u tha se Proga hum i jetën pasi u rrëzua në rrugë, por pas pretendimit të familjarëve se ishte dhunuar, rezultoi se ai vdiq si pasojë e plagëve të marra nga dhunimi që iu bë nga Meçe, teksa u la për 30 minuta i shtrirë në Rrugë.

RelatedPosts

Reforma zgjedhore/ Lapaj dhe Qori pjesëmarrës pa të drejtë vote në komision

Pas raporteve se është nën hetim nga SPAK-u, Belinda Balluku flet nga Zvicra

E bija postoi video me Cartier, shkarkohet prokurorja Mirela Zavalani 

Pas raportimi të ngjarjes në media dhe zbulimit të situatës, mbrëmjen e sotme policia ka reaguar dhe ka deklaruar se nuk është tentuar që ngjarja të fshihet.

Reagimi i policisë:

Nisur nga disa lajme të publikuara në rrjete sociale në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme në Pogradec, ku si pasojë e një konflikti humbi jetën një 42-vjeçar, dhe për këtë aludohet se është tentuar të fshihet ngjarja nga Shefi i Komisariatit të Policisë Pogradec, sqarojmë opinionin publik se:

Në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë nga asnjë punonjës i Policisë së Komisariatit të Policisë Pogradec, nuk është tentuar të manipulohet apo fshihet ngjarja.

Ngjarja është vlerësuar maksimalisht nga Strukturat e DVP Korçë dhe ato të Komisariatit Policisë Pogradec është shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, është ngritur Grupi hetimor, janë sekuestruar kamerat e lokalit, janë shoqëruar disa persona, që kanë qënë prezent në momentin e ngjarjes dhe janë kryer të gjitha veprimet e para në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e saj.

Si rezultat i veprimeve profesionale të kryera nga Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes, identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit dhe tre shtetasve të tjerë për moskallëzim krimi, dhe materialet procedurale janë përcjellë në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore që rezultuan me zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorit të dyshuar, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka dhënë njoftim zyrtar me versionin zyrtar.

Ftojmë mediat dhe këdo që është i interesuar për informacion mbi veprimtarinë e strukturave policore apo për ngjarjet e ndodhura në territorin e Qarkut Korçë, që t’i drejtohet zyrës së Komunikimit me Median e Publikun në DVP, dhe jo t’i referohen burimeve jo zyrtare.

Garantojmë qytetarët dhe median se Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe strukturat në varësi të saj janë të angazhuara maksimalisht për të zbatuar ligjin dhe për të krijuar një ambient sa më të sigurt për qytetarët, pushuesit, vizitorët dhe turistët.

Faleminderit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

25 October, 2025
Magnezi: A mund të na ndihmojë vërtet ky ‘mineral i mrekullueshëm’ të flemë?

Magnezi: A mund të na ndihmojë vërtet ky ‘mineral i mrekullueshëm’ të flemë?

25 October, 2025
Mashtrimi ‘mahnitës’ i pokerit përdori tavolina me rreze X, syze me teknologji të lartë dhe lojtarë të NBA-së

Mashtrimi ‘mahnitës’ i pokerit përdori tavolina me rreze X, syze me teknologji të lartë dhe lojtarë të NBA-së

25 October, 2025
Peshkatarët e Koresë së Jugut vazhdojnë të vdesin. A është faji ndryshimi i klimës?

Peshkatarët e Koresë së Jugut vazhdojnë të vdesin. A është faji ndryshimi i klimës?

25 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result