ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Policia reagon lidhur me zjarrin në një park autobusësh pranë Durrësit Durrës  2 hours ago
“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun 4 hours ago
Armando Broja titullar, Burnley barazon ndaj ish-skuadrës së sulmuesit kuqezi 4 hours ago
Viti 2025 rekord në vjedhjet e kriptomonedhave – Hakerët grabitën 2.7 miliardë dollar 4 hours ago
Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër 7 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Opinion

Predispozicioni, favorizimet paraprake dhe njëanshmëria e qeverisë lokale

albnews by albnews
30 October, 2025
in Opinion, UK
0
Predispozicioni, favorizimet paraprake dhe njëanshmëria e qeverisë lokale
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Kastriot Berberi LLB (Hons.)

RelatedPosts

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Mbreti Charles dhe Princi William përgatiten për një vizitë zyrtare në SHBA gjatë vitin 2026, e para që nga 2007-a

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Anëtar i Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Londrës së ‘Waltham Forest’ (London Brough of Waltham Forest).

Një Këshill Bashkiak shpesh herë merr vendime të diskutueshme që ndikojnë për keq te jeta e qytetarëve që ata janë zgjedhur të përfaqësojnë. Dhe kjo gjë, individualisht, i vendos këshilltarët bashkiakë dhe kreun e bashkisë në një situatë tepër të vështirë. Qytetarët me të drejtë presin që këshilltarët e bashkisë dhe kreu i bashkisë të përfaqësojnë interesat e popullit që ato përfaqësojnë, të partive të tyre si dhe të kenë pikëpamje të forta, por gjithashtu ekziston parimi ligjor që këshilltarët bashkiakë që marrin vendime, nuk duhet të jenë të njëanshëm apo të kenë marrë paraprakisht vendimet para se të analizohen çështjet për të cilat ata vendosin. Kjo ndodh kështu shpesh te vendimet e dhënies së lejeve të ndërtimit apo licencave të ndryshme.

Anëtarët e këshillit bashkiak duhet të dallojnë saktë se çfarë është ligjërisht e lejueshme dhe se kur ata mund të marrin pjesë në një mbledhje vendimmarrje. Së bashku me kodin e sjelljes së tyre, bashkiakët të kenë parasysh kuptimin e plotë ligjor dhe etik mbi predispozionin, njëanshmërinë dhe favorizimet në vendimmarrjet paraprake të tyre.

Predispozioni është i ligjshëm. Këshilltarët bashkiakë mund të kenë pikëpamje të forta në lidhje me një vendim të propozuar dhe mund t’i kenë shprehur ato pikëpamje në publik dhe prapë marrin pjesë në vendimmarrje. Kjo gjë përfshin pikëpamjet politike dhe premtimet elektorale. Thelbi i çështjes është që këshilltarët bashkiakë sigurohen që predispozicioni i tyre nuk i ndalon ata të konsiderojnë të gjitha faktorët që janë të rëndësishëm në marrjen e vendimit përkatës, siç janë për shembull, raporte të ndryshme, dokumente mbështetës dhe mendimet e kundërshtarëve. Pra, me fjalë të tjera, këshilltari bashkiak qëndron ‘mendje hapur’.

Një vendim nuk mund të jetë i paligjshëm, sepse ngrihet një akuzë se është marrë një vendim i njëanshëm apo favorizues, vetëm për arsyen se një këshilltar ka bërë diçka që tregon paraprakisht pozicionin që do të merrte në një vendim në lidhje me çështje të rëndësishme. Megjithatë, në qoftë se një këshilltar bashkiak kryen diçka që është më shumë se tregimi paraprak i një pikëpamjeje në një vendimmarrje, kjo mund të jetë njëanshmëri apo favorizim në një vendim paraprak, dhe si i tillë i paligjshëm. Kështu që është shumë e rëndësishme që të kërkohet këshillim ligjor në një rast të tillë.

Favorizimi në një vendim paraprak dhe njëanshmëria janë të paligjshme dhe mund ta bëjnë vendimmarrjen e paligjshme. Favorizimi në një vendimmarrje paraprake nënkupton pasjen e një ‘mendjeje të ngushtë’. Me fjalë të tjera, një këshilltar bashkiak e ka marrë vendimin në mendjen e tij përpara se të shqyrtohej apo dëgjojë të gjithë provat e rëndësishme të çështjes. Njëanshmëria, mund të ndodhë për arsye të interesave ose lidhjeve shoqërore e fisnore

të këshilltarit bashkiak, por gjithashtu edhe për shkak të gjendjes së tij mendore. Kërkesa e kodit të sjelljes, që një këshilltar bashkiak të deklarojë interesat dhe të tërhiqet nga një mbledhje vendimmarrëse, parandalon shumicën e formave të njëanshmërisë, për shembull mos marrjen pjesë në një vendim marrje në lidhje me një kërkesë për një leje ndërtimi. Megjithatë, këshilltarët gjithashtu mund të konsiderojnë që një interes jo financiar mund të ngrejë çështjen shqetësuese të rrezikut që quhet njëanshmëri e dukshme. Testi që duhet bërë nga këshilltarët bashkiakë dhe kreu i bashkisë është: ‘Nëse një qytetar vëzhgues i informuar, i drejtë dhe mendje hapur, pasi të ketë shqyrtuar faktet përkatëse, do të dilte në përfundimin se është shumë e mundur që vendimmarrja është e njëanshme’.

E mësipërmja është një diskutim kompleks, por kur këshilltarët dhe kreu i bashkisë janë të paqartë nëse kanë një marrëdhënie shoqërore / fisnore apo interes dhe janë në një situatë predispozicioni, favorizimi paraprak në një vendimmarrje apo njëanshmërie, duhet të kërkojnë menjëherë këshillë ligjore te departamenti ligjor i bashkisë apo seksionit përkatës që ata bëjnë pjesë. Populli duhet të jetë gjithmonë vigjilent që të raportojë raste të favorizimit apo njëanshmërie në vendimmarrje dhe të paktën mund t’i bëjnë përgjegjës këta këshilltarë bashkiakë apo kreun e bashkisë duke mos i votuar më në zgjedhjet lokale të radhës.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Policia reagon lidhur me zjarrin në një park autobusësh pranë Durrësit Durrës 

27 December, 2025
“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun

“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun

27 December, 2025
Armando Broja titullar, Burnley barazon ndaj ish-skuadrës së sulmuesit kuqezi

Armando Broja titullar, Burnley barazon ndaj ish-skuadrës së sulmuesit kuqezi

27 December, 2025
Viti 2025 rekord në vjedhjet e kriptomonedhave – Hakerët grabitën 2.7 miliardë dollar

Viti 2025 rekord në vjedhjet e kriptomonedhave – Hakerët grabitën 2.7 miliardë dollar

27 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result