Prej 17 ditësh në reanimacion, si paraqitet gjendja shëndetësore e Fatos Nanos?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prej 17 ditësh, ish-kryeministri socialist Fatos Nano ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë në gjendje të rënduar shëndetësore, pas një arresti kardiorespirator.

Sipas informacioneve këtë të premte, bëhet me dije se ish-kryeministri nuk ka asnjë përmirësim dhe as përkeqësim të gjendjes së tij.

Fatos Nano, 73 vjeç është themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë. 

Ai ishte njeriu që bëri të mundur transformimin e ish Partisë së punës që vinte nga trashëgimia komuniste, në një forcë që i rezistoi pluralizmit politik, si një aktore me peshë në skenën shqiptare.

Share This Article