Prej ditësh i përfshirë nga flakët, Greqia i vjen në ndihmë Shqipërisë për shuarjen e zjarrit në pyllin e Pishporos

albnews
By
1 Min Read

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, bën me dije se Greqia i është përgjigjur kërkesës së Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Shqipërisë për të ndërhyrë në shuarjen e flakëve në Pishëporo të Fierit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Peleshi shkruan se Greqia ka dërguar një avion Canadair për ndërhyrje nga ajri në vatrën e zjarrit.

“Greqia i është përgjigjur kërkesës së Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Shqipërisë me një avion Canadair për ndërhyrje nga ajri në vatrën e zjarrit në Pishë Poro, në Fier.

Falenderojmë fqinjët tanë, për ndihmën në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile!”, shkruan Peleshi.

Share This Article