Prej një refugjati, në arkitekt ndërkombëtar, 6 fakte që s’i keni ditur për Përparim Ramën

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përparim Rama, kryetari i zgjedhur i Prishtinës është arkitekt dhe urbanist i njohur  i vlerësuar me çmime ndërkombëtare. 

Puna e tij është botuar në disa revista ndërkombëtare të dizajnit, përfshirë “London Building Design Magazine”.

Në një rrëfim për CNN, Rama kishte folur për historinë e tij të largimit nga Kosova, luftën dhe zhvendosjen e tij në kryeqendrën e Britanisë së Madhe, shkruan Metro.

“Emri im është Përparim Rama dhe unë kërkova azil në Britaninë e Madhe në vitin 1992. Jeta në Kosovë nuk ishte aspak e lehtë. Të gjithë të rinjtë e asaj kohe merreshin me dhunë nga forcat policore dhe ushtarake serbe për t’u dërguar në luftën me kroatët apo boshnjakët, ndaj e pashë të udhës që për mua ishte më e lehtë të vija në Britani e të kërkoja azil, sesa të përballesha me situatën e atjeshme”, ka treguar Përparim Rama për CNN.

Për t’ju njohur më mirë me jetën e tij kemi sjellur gjashtë fakte që ndoshta s’i keni ditur rreth tij:

1. Në vitin 1992, kur Përparim Rama ishte vetëm 16vjeç u shpërngul në Britani të Madhe. Gjatë studimeve të tij ka pasur profesorë si Paul Coates, Christian Derix, Robert Thum e Jeffrey Turko.

2. Veprimtaria arkitekturale e Ramës është shtrirë në shumë vende: Prishtinë, Kosovë; New York, SHBA; Ujdhesat Turks dhe Caicos; Londër, BM; Udinë, Itali; Kotor, Mal i Zi; Lagos, Nigeri; Bazel, Zvicërr; Pragë, Republika Çeke; Damask, Siri dhe Tiranë, Shqipëri.

3. Babai i tij ishte piktor i njohur shqiptar, i cili, ndër vite ka pasur ekspozita të ndryshme rreth botës duke u vlerësuar për punën e tij dhe shpërblyer me çmime.

Kadrush Rama, themelues i katedrës së pikturës në Universitetin e Prishtinës, ligjërues për shumë vite aty; piktor që ka ekspozuar gjithandej botës, madje pikturat e tij janë ekspozuar në të njëjtën hapësirë me pikturat e të famshmit Pikaso.
4.Rama ishte ligjërues në universitete të ndryshme botërore; ndër të tjerash në ‘Nottingham University School of Architecture’ e në ‘University of East London’.

5. Është anëtar i Associacionit të Arkitektëve të Britanisë.

6. Përparim Rama është i martuar me Kristale Ivezaj dhe kanë tre fëmijë, Arra Serafinë Rama, Tigër Rok Rama dhe Bron Nduë Rama.

Share This Article